• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana, trajneri Shehi: Sukses i merituar, jam i bindur për cilësinë e këtij ekipi!

12/04/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi dha mendimin e tij pas fitores 3-1 ndaj Egnatias.

“Patjetër që më kënaq, për nevojën që ne kemi për pikë. Që pas ndeshjes me Partizanin, jemi munduar që ta harrojmë shpejt. Por jemi fokusuar te ana psikologjike. Kjo ishte ndeshje testi për ne, duhej sakrifica e të gjithëve. Ku ka më mirë sesa ta tregosh përballë ekipeve të forta. Nëse kemi këtë shpirt gare, mendoj që do të na shërbejë shumë për të ardhmen.

Xhixha? Nuk do të donim që ta nisnim kështu, ultra ofensivë, edhe për shkak të gjendjes fizike të Xhixhës dhe Tabeku, po rrezikojnë. Po kërkonim që të rrinim në bllok të mesëm apo të ulët. Kishim pak vështirësi përsa i përket ndërrimin e krahut. Sakrifikuam Rimalin që të mbante edhe gjerësinë. Donim të ndërtonim nga poshtë.

Kur e fitonim topin, na mungonte që të ndërronim krahun e lojës. I thamë në pjesën e parë që me këtë mënyrë po lodhim sulmuesit. Por, nuk është se e kishim përgatitur për të dalë aq shpejtë në sulm, por ka të bëjë presioni dhe pozicioni ku jemi.

Kemi punuar shumë për krosimet. Për këtë zgjodhëm që të kishim dy qendërmbrojtës shtatlartë. Nëse Ndong futej brenda, Kobiljar duhet të ruante linjat qëndrore. Rimali mori udhëzim që të zbriste poshtë. E rëndësishme ishte që dy qendërmbrojtësat mos të dilnin nga rrezja e portës, por të ishin aty.

Kemi thënë gjithë kohën, duhet të kuptojmë që një top është në fushë, jo të gjithë kanë prekje topi. Kemi lojtarë që kanë kualitet për të mbajtur topin, por sakrifica është thelbësore. Kjo lidhet me nevojën e pikëve, nuk lidhet gjithmonë me lojën e bukur, por për pikët. Mos të harrojmë që pozicioni i tabelës na fut në stres të gjithëve.

Ndërhymë pas pjesës së parë, e dimë që Alvarez nuk e ka gjendjen e mirë. Por, si e luan ai futbollin, janë lojtarë të paktë, por ai është stacion shumë i mirë, të jep qetësi. Për këtë e lamë në fushë, për të kapur edhe hapësirat me pasimin e tij të mirë. E dinim që gjendja e tij nuk është optimale, kërkonim që të ishte tek ato zonat aty, por për cilësitë që ka me topin, ta shfrytëzonim.

Kalendari shqetësues, dy derbi radhazi? Patjetër që e dimë që kalendari është me skuadra të forta. Kërkonim që nga ana psikologjike të fitonim sot për pikë, por edhe për të bindur veten që të përballemi të barabartë. Jemi ekip i ri, 5-6 lojtarë nga formacioni kanë ardhur në janar. Por me frymën e bashkëpunimit, na intereson shumë, duam pikët pak rëndësi me kë përballemi. Mbijetesa? Vazhdimësia është shumë e rëndësishme”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Mbappe bëhet përsëri temë diskutimi, nuk u ndahet xhirove me Ester edhe pse i dëmtuar
Sport

Mbappe bëhet përsëri temë diskutimi, nuk u ndahet xhirove me Ester edhe pse i dëmtuar

01/10/2026
FORMULA 1/ Në Sepang pritet shi, ja cilët janë specialistët në pistë të lagur
Sport

FORMULA 1/ Në Sepang pritet shi, ja cilët janë specialistët në pistë të lagur

01/10/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
 “Mundo Deportivo” vlerëson Adri Mehmetin, e quan “Busquets i ri”
Sport

 “Mundo Deportivo” vlerëson Adri Mehmetin, e quan “Busquets i ri”

01/10/2026
“Nuk të ndodh çdo ditë të luash në Champions”, ndizet dueli me deklaratat e Dedes dhe Makharadzes: Kemi besim se kualifikohemi
Sport

Problemi i dukshëm i Egnatias, Dede kërkon reagim duke synuar zgjidhjen – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
Kosova U21 përmbys Qipron, merr shënon fitoren e dytë radhazi – Balkanweb.com – News24
Sport

Kosova U21 përmbys Qipron, merr shënon fitoren e dytë radhazi – Balkanweb.com – News24

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbappe bëhet përsëri temë diskutimi, nuk u ndahet xhirove me Ester edhe pse i dëmtuar

Mbappe bëhet përsëri temë diskutimi, nuk u ndahet xhirove me Ester edhe pse i dëmtuar

01/10/2026
FORMULA 1/ Në Sepang pritet shi, ja cilët janë specialistët në pistë të lagur

FORMULA 1/ Në Sepang pritet shi, ja cilët janë specialistët në pistë të lagur

01/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al