Arsenal bën “vetëvrasje” në Angli. Pikërisht atëherë kur titulli dukej një formalitet, “topçinjtë” pësojë 2 humbje radhazi, lënë 6 pikë në raport me Man.City duke rihapur totalisht garën për titull në Angli. Me të drejtë, tani Guardiola dhe të gjithë në radhët e “qytetarëve” besojë, titulli jo vetëm që nuk është më i pamundur, por është totalisht edhe në dorë të tyre, mjafton që të fitojnë 6 ndeshjet e fundit dhe të shënojnë sa më shumë gola:
“Po, sigurisht, tani realisht shpresojmë”, u shpreh fillimisht Guardiola duke shtuar: “E vërteta është se kemi pasur një kalendar të tmerrshëm dhe nuk jemi ne në krye të klasifikimit. Deri më tani ata kanë qenë skuadra më e mirë në Premier League, por ne e zgjatëm mundësinë për të luftuar për titull deri në fund. Fakti që fituam kundër tyre, një skuadre kaq të mirë, na jep besim për pjesën e mbetur të sezonit, por nuk duhet të humbim përqendrimin”, u shpreh Pep Guardiola.
I lumtur për këtë fitore dhe për golin e shënuar, u shfaq edhe Erling Haaland: “Jam shumë i lumtur, më duhet të jem i sinqertë. Është një moment fantastik, një fitore e madhe”, theksoi Haaland.
Pavarësisht humbje në “Etihad”, Mikel Arteta u përpoq të mbajë të karikuar ekipin duke theksuar se gara për titull nuk është e mbyllur, por tani rifillon gjithçka nga e para:
“Jo, Premier League nuk është aspak e mbyllur, mendoj se tani gjithçka nis nga e para. Ata kanë një ndeshje më shumë, ne jemi 3 pikë përpara, janë edhe 5 ndeshje për t’u luajtur, gjithçka është e hapur”, u shpreh Mikel Artata pas sfidën kundër Man.City.








