Presidenti i Besiktasit, Serdal Adali u shpreh se Trabonspor ka kohë deri me 10 maj për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit shqiptar Ernest Muçi. Adali tha se shpreson që Trabzon mos të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së lojtarit dhe Muçi të kthehet te Besiktas.
“Disa nga lojtarët që dërguam në huazim do të largohen. Opsioni për blerjen e kartonit të Ernest Muçit vlen deri më 10 maj. Në anën tjetër Semih Kiliçsoi ishte diçka rreth fillimisht të qershorit.
Shpresoj, që nuk do të shfrytëzohen opsionet për blerjen e kartonit. Pasi është shumë e vështirë që të blesh një lojtar për aq para. Ne nuk kemi diskutuar zbritje”. Muçi me Trabzonspor si i huazuar ka realizuar 10 gola.









