Nuk ia dolën të kualifikohesh nga fusha për në Botëror, por Italia po luan edhe kartën e fundit, atë politike, për të qenë pjesë e “FIFA2026”. Financial Time vjen me një version që po bën jo pak shumë, ku sipas medias prestigjioze, Pauolo Zampolli, i dërguar special i Donald Trump i ka kërkuar FIFA-s që të zëvendësojë Iranin me Italinë në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë:
“Konfirmoj se i kam sugjeruar si Trump ashtu edhe Infantinos që të zëvendësojnë Iranin me Italinë në Botëror. Do të ishte fantastike të shihnim Italinë, 4 herë fituese e Botërorit, në FIFA2026”, u shpreh Zampolli në një intervistë për Financial Time.
Paolo Zampolli nuk është një emër i panjohur, përkundrazi, është një personazh me një influencë shumë të lartë, një biznesmen shumë pranë Donald Trump. Të gjithë karrierën e tij e ka kaluar mes modës dhe pasurive të paluajtshme, njihet gjithashtu edhe si njeri u cili solli Melania Trump në shoqërinë newyorkese në vitet 90.
Kjo kërkesë e tij, lexohet nga mediat si një përpjekje për të afruar Giorgia Meloni sërish me Donald Trump, por kjo është një kërkesë e pa bazë, dhe ka shumë pak gjasa që të ndodhë, për më tepër që Irani është shprehur gati për të qenë prezent në Botëror, por fillimisht kërkojnë garanci nga vendi organizator, SHBA.
Sipas mediave, Irani do të zhvillojë fazën përgatitore në Turqi, në Antalya, por mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata politike këtë periudhë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








