• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

23/04/2026
Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

E ardhmja e Maks Vershtapenit mbetet një enigmë që mban në tension të gjithë botën e Formulës 1. Katër herë kampioni i botës nuk e ka fshehur pakënaqësinë për epokën e re të F1, madje ka lënë të kuptohet se mund të zbresë nga makina nëse rregullorja e re i heq kënaqësinë e garimit.

Megjithatë, jo të gjithë e besojnë këtë qëndrim. I fundit që ka reaguar është Xhenson Baton, i cili dyshon se holandezi mund të tërhiqet. Ai nuk e sheh Maksin duke marrë një vit pushim.

VIZIONI I NJË KAMPIONI – Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme për një tërheqje të mundshme apo për një vit pushim për të parë zhvillimet nga jashtë, Xhenson Baton mbetet skeptik. Për kampionin e vitit 2009 në F1, natyra konkurruese e Vershtapenit nuk përputhet me një jetë të qetë në shtëpi. Sipas tij, edhe nëse rregullorja nuk i pëlqen Maksit, etja për fitore zakonisht peshon më shumë se çdo ankesë teknike.

Për britanikun, ideja që një pilot në kulmin e karrierës së tij të marrë një pauzë është, për momentin, pak e besueshme. Pyetja mbetet: a është pakënaqësia e Vershtapenit një kërcënim i vërtetë për t’u larguar apo thjesht një strategji presioni ndaj FIA? Për momentin, kampionati vazhdon të rrotullohet rreth një Maksi që, edhe pse ankohet, nuk ndalet së garuari. Instinkti dhe ambicia e tij konkurruese, pavarësisht se ka fituar gjithçka, mbeten të paprekura.

“ËSHTË NJË KAFSHË GARE” – Në një prononcim për “Sky Sports F1”, Xhenson Baton ishte i prerë në deklaratat e tij rreth të ardhmes së pilotit holandez të Red Bullit: “Personalisht, nuk më duket si tipi i njeriut që do të marrë një vit pushim. Ose garon, ose nuk garon fare. Vershtapen është një kafshë gare”, theksoi britaniku. Sipas Baton, personaliteti i Vershtapenit nuk lejon zgjidhje të ndërmjetme.

Kampioni i vitit 2009 beson se Maksi është një “kafshë gare”, motivimi i të cilit është i thjeshtë, nëse makina dhe rregullat e stimulojnë, ai do të vazhdojë të dominojë, nëse jo, do të largohet përfundimisht, ndoshta për të provuar veten në gara si 24 Orët e Lë Manshit, apo në kategori të tjera të qëndrueshmërisë që mund t’i rikthejnë ndjesinë që Formula 1 e vitit 2026 rrezikon t’ia marrë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

3 gola për 3 pikë, Shqipëria “thyen” San Marinon, perfekt në Nations League – Balkanweb.com – News24
Sport

3 gola për 3 pikë, Shqipëria “thyen” San Marinon, perfekt në Nations League – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
Ndryshim programi, Maran fiton kohë, shtyn listën për të shtunën – Balkanweb.com – News24
Sport

“Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda”, Maran: Bëmë ndeshje pozitive, lojtarët kanë kuptuar idetë e mia

30/09/2026
Shqipëria dëfrehet ndaj San Marinos, kryeson grupin në Nations League (VIDEO)
Sport

Shqipëria dëfrehet ndaj San Marinos, kryeson grupin në Nations League (VIDEO)

29/09/2026
LIVE/ San Marino-Shqipëri, nis ndeshja
Sport

LIVE/ Thellohen shifrat, Shqipëria argëtohet ndaj San Marinos (VIDEO)

29/09/2026
VIDEO/ Tifozët e kanë kthyer në ndeshje në shtëpi për Shqipërinë, shihni si u përjetua në stadium “Himni i Flamurit” – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Tifozët e kanë kthyer në ndeshje në shtëpi për Shqipërinë, shihni si u përjetua në stadium “Himni i Flamurit” – Balkanweb.com – News24

29/09/2026
LIVE/ San Marino-Shqipëri, nis ndeshja
Sport

VIDEO/ Dy gola në pjesën e parë, Shqipëria kryeson ndaj San Marinos

29/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 gola për 3 pikë, Shqipëria “thyen” San Marinon, perfekt në Nations League – Balkanweb.com – News24

3 gola për 3 pikë, Shqipëria “thyen” San Marinon, perfekt në Nations League – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
Ndryshim programi, Maran fiton kohë, shtyn listën për të shtunën – Balkanweb.com – News24

“Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda”, Maran: Bëmë ndeshje pozitive, lojtarët kanë kuptuar idetë e mia

30/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al