• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani, Kërnaja: Tirana ekip i fortë, por fitojmë ne!

25/04/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja dha mendimin e tij para derbit ndaj Tiranës. Ai vlerësoi rivalin, por u shpreh besimplotë për suksesin e të kuqve.

Si duket gjendja ekipit në prag të derbit?

Kuptohet derbi, ana emocionale djemtë janë në maksimumin e mundshëm, dëshira është në kufijtë e tyre. Besoj se nuk ka nevojë për ndonjë shtysë kjo ndeshje. Të gjithë duhet ta luajmë dhe ta shijojmë, sigurisht që dhe ta fitojmë. Ana fizike është e mirë, djemtë vrapojnë, jemi stërvitur në rregull dhe presim nesër ditën e ndeshjes.

Sa i përket situatës së dëmtimeve apo rikthimeve?

Dëmtime nuk ka. Rikthime mund të jetë ndonjë emër i ri, ndoshta ta shikojmë edhe sot në stërvitje. Për mungesa dihet kartonat e ndeshjes së fundit, janë Ismaili dhe Bytyçi zyrtare. Pjesa tjetër është e gatshme.

Ku është presioni më i madh?

Historia ka treguar që në derbi nuk shikohet renditja, nuk shikohet forma, nuk shikohet momenti. Shikohet vetëm dita e ndeshjes. Disa herë mund të ketë fituar edhe ekipi që nuk renditet më mirë, ose ekipi që vjen nga një gjendje jo e mirë. Të themi të drejtën, ndoshta nëse do merren vetëm 5 javët e fundit, Tirana vjen me një gjendje më të mirë se ne. Me anë të pikëve, jo të lojës. Ka marrë më shumë pikë se ne, por nëse shohim 14-15 javët e fundit duke filluar pas janarit, ne jemi ndër ekipet që kemi rezultatet më të mira. Kemi vetëm dy humbje dhe këto janë ndaj dy ekipeve kryesuese, Vllaznisë dhe Elbasanit. Derbi është tjetër gjë nuk shikohen fare as statistikat, as renditja, as pikët. Derbi është aty për tu luajtur dhe për t’u fituar për tifozët.

Çfarë folët me tifozët pas Bylisit?

Me tifozët sigurisht që kemi marrëdhënie shumë të mirë, i falenderoj për pjesmarrjen. Nëse në këto tri javë nuk kanë qenë rezultet që kemi pritur, ata janë për tu duartrokitur kanë qenë të shumtë prezent. Ka qenë një bisedë mes miqsh ,që ne do japim maksimumin si në derbi si në çdo ndeshje tjetër. Kështu që ne hyjmë edhe nesër për të dhënë maksimumin në fushë. Kjo ka qenë e gjitha.

Si do zgjidhet derbi?

Nuk besoj se ka një dominim të madh në derbi, nuk ka patur asnjëherë. Edhe në derbin tonë të fundit kemi dominuar për 70 minuta, pastaj pjesën e fundit ka patur Tirana më shumë përparësi. Sigurisht edhe nga rezultati. Në derbi ka të bëj shumë faktori, qasja e djemve. Ndoshta shumë më pak do hyjmë në skemat dhe studimet tona, por ka të bëj më shumë qasja në këtë ndeshje.

Deklarata e presidentit në derbin e kaluar?

Presidenti mund të thotë që kampionati nuk ka kuptim pa derbi, por sigurisht që nuk lidhet me ndeshjen tonë. Sigurisht që nuk lidhet. Ne shohim vetëm objektivat tona do hyjmë për ta fituar, pjesa tjetër i takon fushës. Sigurisht do hyjmë si në çdo ndeshje për ta fituar e riktheksoj. Nëse në ndonjë ndeshje tjetër djemtë duhet të kenë ndonjë motiv kjo ndeshje nuk ka nevojë për motivim shtesë sepse e ka vetë motivimin brenda. Kështu që hyjmë për ta fituar.

Çfarë prisni te ky derbi?

Shpresoj të jetë i njëjti rezultat si në dy derbit e fundit, 0-2


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares
Sport

Jashtë planeve të Inter-it, Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

24/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…
Sport

Arrihet akordi, Jasir Asani rikthehet në Iran, zbulohet e ardhmja e “sallaksit” kuqezi

24/07/2026
FOTO/ Na ishte një herë Milan-Juve, zero emocione, “ndizet” gara për Champions (VIDEO)
Sport

ZYRTARE/ Modriç-Milan, merret vendimi për rinovimin e mesfushorit

23/07/2026
FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë
Sport

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

23/07/2026
Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit
Sport

Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

23/07/2026
“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja
Sport

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Jashtë planeve të Inter-it, Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

24/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

Arrihet akordi, Jasir Asani rikthehet në Iran, zbulohet e ardhmja e “sallaksit” kuqezi

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al