Fredi Alvarez përjetoi ditën më të keqe të jetës së tij, pikërisht më 24 janar kur vajza e tij e mitur ndërroi jetë. Futbollisti i Tiranës u largua drejt Kosta Rikës, për t’u kthyer një muaj më vonë në kryeqytet.
Alvarez është kthyer në lojtarin kyç të Orges Shehit në javët e fundit. Dje u bë heroi i Tiranës, ndërsa pati rreth 30 minuta në dispozicion. Fillimisht asistoi për barazimin dhe më pas përmbysi rezultatin me supergol nga goditja e dënimit.
Trajneri Shehi e ka veçuar ndër të tjerë më parë, megjithatë duke pasur rezerva për formën fizike. Në fazën e fundit, që është edhe më vendimtarja, Alvarez regjistron dy gola dhe tri asistime në gjashtë ndeshje.
Sa herë që Alvarez kontribuon me gol apo asist, Tirana ia del të fitojë. Tashmë janë edhe tre javë të mbetura për bardheblutë, që të sigurojnë mbijetesën.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








