Zelimkhan Abakarov i ka dhënë Shqipërisë një medalje të argjendtë, në Kampionatin Europian të Mundjes që zhvillohet në kryeqytet. Në peshën 61 kilogram, në finale, mundësi që përfaqëson vendin tonë u përball me rusin Zavur Uguev dhe u mposht me shifrat 4-0.
Një sfidë që mund të shkonte ndryshe, por që në fund, ai duhet të kënaqet me të argjendtën, në një rrugëtim që mund të konsiderohet pozitiv.Abakarov eleminoi në kualifikuese italianin Simone Pirodu me shifrat 12-2, sakaq në çerekfinale, ai triumfoi ndaj Niklas Steshele nga Gjermani, me rezultatin 6-2.
Abakarov tregoi forcën edhe në gjysmëfinale, duke kaluar me shifrat 14-3 Novruzov nga Azerbajxhani. Mundësi me origjinë ruse njihet si një nga sportistët më të suksesshëm që ka përfaqësuar Shqipërinë gjatë viteve të fundit.
32 vjeçari mori medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Mundjes 2022, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur sukseset e ndryshme në në kampionatet evropiane, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e mundjes evropiane.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









