Atleti nga Kenia, Sebastian Sawe vendos një rekord të ri botëror. Në maratonën e Londrës, Sawe bëhet atleti i parë në botë që arrin të mbyll një maratonë poshtë 2 orëve.
Sebastian arriti të pres vijën e finishit me kohën 1 or 59 minuta dhe 30 sekonda duke thyer në këtë mënyrë një barrierë që prej kohësh dukej e pamundur. Në mënyrë të papritur, në maratonën prej 10 km, Sawe nuk ishte i vetmi që arriti të mbyll garën nën 2 orë, pasi të njëjtën gjë bëri edhe Ymof Kejelcha.
Me 1 or 59 minuta dhe 41 sekonda arriti të mbyll garën këtë maratonë në vendin e dytë. Mediat evropiane i kanë kushtuar faqen e parë kësaj arritje historike, shoqëruar me tituj: “Nga një tjetër planet, apo je human”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






