• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo kërkon shkëputjen, sfida në Vlorë vendos shumë. “Nëndetësja” synon të përfitojë nga gabimi i Partizanit

27/04/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo ka lënë pas fitoren me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë që e çoi në finale dhe menjëherë nisi përgatitjet për sfidën e sotme ndaj Flamurtarit.

Të besuarit e Dajës do të synojnë të krijojnë një vazhdimësi në javët e mbetura, për të pasur shansin që të jenë më pranë garës për titullin kampion dhe që sot mund të vendoset nëse Dinamo do të jetë mes pretendentëve apo jo. Blutë do të sfidojnë Flamurtarin që e gjejnë në një moment shumë të keq dhe çdo pikë në kampionat, mund të jetë vendimtare për objektivat e tyre në luftën për mbijetesë ndërkohë që humbja e Partizanit në derbi ndaj Tiranës, mund të jetë një motivim më shumë për Dinamon.

Aktualisht, dy skuadrat ndajnë vendin e katërt në barazim pikësh por Dinamo ka edhe një ndeshje më pak dhe një fitore, do ta shkëpuste me 3 pikë. Nëse në pamje të parë duket një diferencë prej vetëm 3 pikësh, për Dinamon është shumë më shumë duke qenë se në javën e fundit, është edhe përballja direkte mes Dinamos dhe Partizanit dhe për momentin, bilanci i përballjeve direkte është i barabartë.

Një humbje minimale në derbin direkt, e mban Dinamon gjithsesi në vendin e katërt si pasojë i rezultateve të ndeshjeve direkte. Dy ndeshjet e saj, Dinamo i ka fituar me rezultatin 2—0 dhe 1-3, ndërkohë që nga ana tjetër, Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj “nëndetëses”.

FLAMURTARI Kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë sezon në Superiore mes dy skuadrave ndërkohë që në kampin kuqezi, shpresojnë që të mos jetë e fundit në Superiore për vazhdimësinë. Dinamo ka arritur të sigurojë 2 fitore në ndeshjet e kaluara kundër Flamurtarit, ndërkohë që një përballje tjetër, ajo e fazës së tretë e luajtur në “Elbasan Arena” ka përfunduar në barazim, me të dyja skuadrat që dolën me nga një pikë që gjithsesi, nuk la të kënaqur asnjërën prej skuadrave. Fitorja e secilës skuadër, do të ishte një hap i madh në objektivat e tyre pasi Flamurtari duhet të ndjekë hapin e Tiranës dhe të përfitojë ndaj rivalëve direktë, ndërkohë që nga ana tjetër, finalja e Kupës ka sjellë motivim te Dinamo, e cila nëse arrin të fitojë në Vlorë, me shumë gjasa ka siguruar pjesëmarrjen në Kupat Europës për sezonin e ardhshëm.

FORMA E SKUADRAVE Në 5 ndeshjet e fundit, Dinamo ka pasur një ecuri më të mirë, duke fituar një ndeshje, duke humbur një tjetër dhe kanë barazuar në 3 sfida të tjera. Nga ana tjetër, Flamurtari ka humbur 2 sfida, ka barazuar 2 dhe ka fituar të fundit, duke treguar se gjërat duket sikur po ndryshojnë pasi ka 5 pikë në 3 sfidat e fundit të kampionatit. Fitoren e marrë, Flamurtari e ka pikërisht ndaj Egnatias në transfertë, skuadra kampione në fuqi dhe të njëjtën gjë, kuqezinjtë do të synojnë të bëjnë edhe ndaj Dinamos, aktualisht fituese e Kupës në fuqi, megjithëse të gjithë në kampin kuqezi e dinë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Blutë e vendit të katërt kanë 45 pikë, 16 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të fundit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FOTO/ Na ishte një herë Milan-Juve, zero emocione, “ndizet” gara për Champions (VIDEO)
Sport

ZYRTARE/ Modriç-Milan, merret vendimi për rinovimin e mesfushorit

23/07/2026
FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë
Sport

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

23/07/2026
Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit
Sport

Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

23/07/2026
“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja
Sport

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

23/07/2026
Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”
Sport

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

23/07/2026
Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare
Sport

Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al