• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani dhe Kërnaja po kalojnë momentin më të vështirë, 12 gola në 6 ndeshje! Tani sezoni rrezikon të dështojë

28/04/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Partizani po kalon një nga momentet më de likate të sezonit dhe shqetësimi më i madh për skuadrën mbetet padyshim aspekti difensiv, i cili në javët e fundit ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në rezultatet e ekipit.

Humbja 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës e konfirmoi edhe një herë këtë problem, teksa të kuqtë vazhduan të shfaqin pasiguri në repartin mbrojtës në një moment vendimtar të kampionatit. Pas dy golave të pësuar ndaj bardhebluve, Partizani regjistron tashmë një statistikë negative, duke pësuar plot 12 gola në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.

STATISTIKAT- Kjo do të thotë se skuadra ka një mesatare prej 2 golash të pësuar për ndeshje, një shifër që konsiderohet shumë e lartë për një ekip që synon zonën e “Final Four” dhe objektiva madhorë si kualifikimi në Europë. Një mesatare e tillë nuk ishte regjistruar më parë nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, çka e bën edhe më shqetësuese situatën aktuale të ekipit. Madje, edhe në periudhën kur Partizani pësonte gola në tetë ndeshje radhazi, skuadra nuk e kaloi kuotën e 12 golave të pësuar (11), duke mbajtur një mesatare më të ulët, konkretisht 1.5 gola për ndeshje. Kjo seri negative ishte regjistruar nga data 13 dhjetor 2025 deri më 6 shkurt 2026, një periudhë ku skuadra, pavarësisht problemeve në mbrojtje, arrinte gjithsesi të merrte rezultate më pozitive. Në atë fazë, edhe pse Partizani pësonte vazhdimisht gola, të kuqtë arritën të grumbullonin 10 pikë, duke treguar se skuadra kishte forcën për të reaguar dhe për të ruajtur ekuilibrin në garën për objektivat sezonalë. Ndryshe paraqitet situata aktuale, ku përveç problemeve difensive, skuadra nuk po arrin të reagojë as në aspektin e rezultateve.

BILANCI- Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk regjistrohet asnjë fitore, ndërsa bilanci është tre barazime dhe tre humbje, një ecuri që ka komplikuar ndjeshëm garën për vendin e katërt. Kjo krizë ka ardhur pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, kur çdo pikë ka peshë të madhe dhe çdo gabim mund të kushtojë objektivin final. Aktualisht, Partizani renditet në vendin e pestë me 45 pikë, duke mbetur ende në garë për vendin e katërt, që siguron pjesëmarrjen në “Final Four”. Ky objektiv mbetet jetik për klubin, jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për mundësinë e kualifikimit në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Në këtë situatë, stafi teknik dhe trajneri Oltijon Kërnaja duhet të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen për repartin difensiv, pasi pikërisht aty po lindin problemet më të mëdha të skuadrës. Pësimi i golave të lehtë, mungesa e ekuilibrit në tranzicionin negativ dhe vështirësia për të ruajtur rezultatin kanë penalizuar ndjeshëm Partizanin në javët e fundit.

Edhe në derbin ndaj Tiranës, skuadra krijoi mundësi dhe provoi të qëndronte në lojë, por gabimet në mbrojtje rezultuan vendimtare në humbjen 2-1. Në një kampionat kaq të balancuar, ku diferencat mes skuadrave janë minimale, stabiliteti difensiv shpesh bën diferencën mes suksesit dhe dështimit. Për Partizanin, koha për të reaguar është gjithnjë e më e kufizuar dhe çdo ndeshje e mbetur duhet trajtuar si një finale. Nëse të kuqtë arrijnë të rikthejnë sigurinë në prapavijë dhe të gjejnë sërish ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese, shanset për të kapur vendin e katërt mbeten reale. Përndryshe, kjo periudhë negative mund të rrezikojë seriozisht një sezon që deri pak javë më parë dukej plotësisht i menaxhueshëm për objektivat e klubit, madje arriti deri në pikën ku u përmend edhe fjala titull. Në fund, futbolli shpesh vendoset nga detajet, dhe për Partizanin këto detaje aktualisht po kushtojnë shumë. Reagimi duhet të vijë menjëherë, përndryshe “Final Four” mund të mbetet vetëm një mirazh.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Ikën Dumbia dhe kthehen dy, te Partizani vazhdon situata e “zakonshme”

28/04/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Derbi, fitorja e Tiranës u ngjiz nga sulmi. Partizani hasi vështirësi të mëdha në ndërtimin e aksioneve

28/04/2026
“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, thirrje raciste në stadium (VIDEO)
Sport

“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, thirrje raciste në stadium (VIDEO)

28/04/2026
“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, thirrje raciste në stadium (VIDEO)
Sport

“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, thirrje raciste në stadium (VIDEO)

28/04/2026
Inter-Barcelona, tifozi i Barçës i kërkon llogari arbitrit Marciniak për gjysmëfinalen e Champions: Nuk ta fal dot atë që bëre!
Sport

Inter-Barcelona, tifozi i Barçës i kërkon llogari arbitrit Marciniak për gjysmëfinalen e Champions: Nuk ta fal dot atë që bëre!

28/04/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Derbi, fitorja e Tiranës u ngjiz nga sulmi. Partizani hasi vështirësi të mëdha në ndërtimin e aksioneve

28/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Partizani dhe Kërnaja po kalojnë momentin më të vështirë, 12 gola në 6 ndeshje! Tani sezoni rrezikon të dështojë

28/04/2026
Agon Amiga zbulon për herë të parë portretin e vajzës!

Agon Amiga zbulon për herë të parë portretin e vajzës!

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al