• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria pret qershorin, Kombëtarja do konfirmim. Stafi i kuqezinjve është “në ajër”

28/04/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Shqipërinë e pret një muaj i rëndësishëm dhe nëse për shumë skuadra, qershori është vetëm muaj për miqësore, e kundërta është për kuqezinjtë.

Skuadra jonë do të përballet me Luksemburgun në miqësore por do të ketë edhe një miqësore të dytë ende të pa planifikuar, ndërkohë që mund të ketë shumë zhvillime edhe sa i përket të ardhmes së kuqezinjve. Kontrata e Silvinjos skadon dhe pritet që në qershor të ketë një konfirmim për të ardhmen e tij ose në fund të fundit, do të dihet edhe trajneri i ri që do të marrë drejtimin e Shqipërisë për të ardhmen e skuadrës sonë.

KONFIRMIMI I SKUADRËS– Ndeshjet miqësore të muajit qershor për Kombëtaren shqiptare marrin një rëndësi të veçantë edhe për momentin delikat për skuadrën kuqezi. Pas eliminimit zhgënjyes nga “play off”- i i Botërorit dhe tre humbjeve radhazi në ndeshjet e fundit, këto përballje shihen si një mundësi konkrete për të rikthyer rezultatet pozitive dhe për të stabilizuar gjendjen brenda ekipit. Sfida ndaj Luksemburgut në Tiranë, si dhe miqësorja e dytë ende e papërcaktuar, do të shërbejnë si test i drejtpërdrejtë për reagimin e skuadrës në fushë, por edhe për rikthimin e harmonisë dhe frymës së bashkëpunimit mes lojtarëve. Në këtë aspekt, trajneri dhe stafi teknik do të kërkojnë jo vetëm rezultat, por edhe sinjale pozitive në lojë dhe organizim, teksa kritika ka pasur gjithmonë për lojën e zhvilluar. Duke ditur se Luksemburgu është një rival modest, golat dhe spektakli janë padyshim “detyrimi” kryesor për kuqezinjtë.

E ARDHMJA E TRAJNERIT- Situata në pankinë mbetet një nga temat më të nxehta për Kombëtaren, pasi ende nuk ka një vendim përfundimtar për vazhdimësinë e Silvinjos. Presidenti i Federatës, Armand Duka, ka bërë të ditur se në muajin qershor Shqipëria do të drejtohet ose nga një trajner i ri, ose nga Silvinjo i konfirmuar. Kjo i jep miqësoreve një peshë të madhe, ku në rast se vjen një trajner i ri, ai do të ketë mundësinë të njohë grupin dhe të testojë idetë e tij taktike, ndërsa nëse braziliani vijon në krye, këto ndeshje mund të shërbejnë për eksperimente dhe korrigjime të skemave aktuale. Në të dyja rastet, performanca në këto takime mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin që do të marrë Kombëtarja në vijim.

RISITË NË LISTË- Vëmendja pritet të jetë edhe te emrat që do të ftohen për këto dy përballje, pasi kjo periudhë konsiderohet si një mundësi ideale për të testuar elementë të rinj. Talente në rritje dhe lojtarë që kanë spikatur me klubet e tyre mund të marrin hapësirë për të treguar vlerat, ndërsa emrat me përvojë do të duhet të konfirmojnë rolin e tyre brenda skuadrës. Këto miqësore mund të shërbejnë si një “provim” për shumë futbollistë, duke përcaktuar jo vetëm praninë e tyre në listat e ardhshme, por edhe pozicionin që do të kenë në hierarkinë e ekipit.

LIGA E KOMBEVE- Dy miqësoret e qershorit nuk do të jenë vetëm dy ndeshje për të plotësuar axhendën e miqësoreve, por mund të kenë ndikim të madh edhe për të ardhmen. Gjithçka lidhet drejtpërdrejt me objektivin e radhës, që është paraqitja në Ligën e Kombeve që nis në shtator. Dy ndeshjet e qershorit përbëjnë një fazë përgatitore shumë të rëndësishme për ndërtimin e një skuadre më të qëndrueshme dhe konkurruese. Qoftë me një trajner të ri apo me vazhdimësinë e stafit aktual, kjo periudhë do të shfrytëzohet për të vendosur bazat, për të përmirësuar organizimin në fushë dhe për të krijuar një grup më të konsoliduar. Sezonin e shkuar në Ligën e Kombeve, Shqipëria dështoi duke mos arritur të përmbushë asnjë pritshmëri, aq sa edhe ra nga Liga B në Ligën C, edhe pse nuk ishte në një grup me kundërshtarë të pakalueshëm. Gabimet e asaj kohe, natyrisht nuk mund të përsëriten duke qenë se edhe rivalët janë në limitet e modestisë dhe fitimi i grupit, është padyshim objektivi kryesor, objektiv ky që mund ta çojë Shqipërinë në Europianin e ardhshëm pa pasur nevojë të sforcohet shumë në kualifikueset pasardhëse.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FOTO/ Na ishte një herë Milan-Juve, zero emocione, “ndizet” gara për Champions (VIDEO)
Sport

ZYRTARE/ Modriç-Milan, merret vendimi për rinovimin e mesfushorit

23/07/2026
FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë
Sport

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

23/07/2026
Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit
Sport

Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

23/07/2026
“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja
Sport

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

23/07/2026
Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”
Sport

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

23/07/2026
Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare
Sport

Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Na ishte një herë Milan-Juve, zero emocione, “ndizet” gara për Champions (VIDEO)

ZYRTARE/ Modriç-Milan, merret vendimi për rinovimin e mesfushorit

23/07/2026
FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al