• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Spektakël historik, PSG-Bayern show me 9 gola, Kvara-Dembel të papërmbajtshëm, por Diaz mban të hapur kualifikimin (VIDEO)

29/04/2026
Spektakël historik, PSG-Bayern show me 9 gola, Kvara-Dembel të papërmbajtshëm, por Diaz mban të hapur kualifikimin (VIDEO)

PSG-Bayern Munich rezultoi një sfidë spektakolare, një ndeshje për tifozë me zemër të fortë, një ndeshje që shkroi historinë e Champions, pa diskutim një nga ndeshjet më të bukura të këtij kompeticioni. E besoni apo jo, por në “Parkun e Princave” u realizuan 9 gola, u thyen rekorde të pa dëgjuar më parë, në fund festoi PSG falë suksesit 5-4, por Bayern Munich mbetet “gjallë”, tani në “Allianz Arena” do të luajnë “all-in”, i duhet të fitojnë me çdo kusht për të synuar finalen e madhe. Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur sulmues, një futboll total, ku rëndësi kishte vetëm cili realizonte më shumë.

Bayern tronditi Parisin në minutën e 17-të ku Luis Diaz fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Harry Kane u tregua perfekt duke kaluar Bayern në avantazh. PSG reagoi fuqishëm ku në minutën e 24-të, Kvaratskhelia me një aksion personal realizoi një super gol duke barazuar shifrat në 1-1. Jo vetëm kaq, por në minutën e 33-të, ai që më pak pritej, Neves me një goditje me kokë brenda në zonë dërgoi sërish topin në rrjetë duke bërë që tifozët në stadium të shpërthenin në festë. Bayern iu përgjigj me lojtarin e momentit, Olise, me francezin që depërtoi deri në zemër të mbrojtjes dhe me një goditje të fortë tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 2-2. Pjesa e parë dhe emocionet nuk kishin fund në Paris, pasi në limite, ekipi i Luis Enriques fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga Davies, një vendim i kontestuar i marrë vetëm pas gjyqtari rishikoi pamjet në VAR. Nga pika e bardhë, Dembele u tregua i saktë duke rikthyer edhe një herë PSG në avantazh.

Spektakli dhe golat nuk kishin fund pasi dy ekipet nuk e ulën ritmin as në fraksionin e dytë. Në minutën e 56-të, Hakimi futi një top në zonë, aty ku Kvartskhekia me një goditje kirurgjikale realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG. Me Bayern në shok, francezët përfituan dhe në aksionin pasues, pas vetëm dy minutash, Dembele kapi Neuer në kundra kohë duke dërguar shifrat në 5-2. Për çdo ekip kjo do të ishte një goditje fatale, por jo për Bayern, me ekipin e Kompany që reagoi fuqishëm. Në të 65-tën, Upamecano me kokë, i shërbyer nga Kimmich devijoi topin mjaftueshëm duke ngushtuar shifrat në 5-3. Bayern nuk u mjaftuan me kaq, por tre minuta më vonë, Harry Kane dhuroi një asist fantastik për Luis Diaz, me kolumbianin që fillimisht kontrolloi topin në mënyrë fantastike dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Festa nuk ishte e plotë, pasi fillimisht anësori anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë, por me ndihmën e VAR gjyqtari e konsideroi të rregullt duke bërë që shifrat të shkonin në 5-4 në minutën e 68-të.

Ritmi dhe golat ishin të pabesueshme, e të mendosh që ishte vetëm minuta e 68-të, por pjesa e mbetur e ndeshjes nuk solli më ndryshim në rezultat, vetëm disa raste të tjera, duke bërë që fati i këtij takimi magjik tani të vendoset në “Allianz Arena”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë
Sport

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

23/07/2026
Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit
Sport

Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

23/07/2026
“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja
Sport

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

23/07/2026
Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”
Sport

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

23/07/2026
Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare
Sport

Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

23/07/2026
VIDEO/ Barazim thriller i Al Ittihad, Mitaj realizon gol në shtesë
Sport

Vetëm një pengesë për Mario Mitajn, klubi i Seria A shfaq interes ndaj mbrojtësit të Kombëtares

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

23/07/2026
Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

Prezantimi i Zidane, Federata Franceze publikon datën e zyrtarizimit

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al