Dean Liço është aktualisht pa ekip. Mesfushori 26-vjeçari e mbylli me Boluspor në Ligën e Parë turke, pasi i hodhi në gjyq për detyrimet e prapambetura.
Nuk përjashtohet rikthimi i tij në Abissnet Superiore. Liço largohej si lider nga Skënderbeu në verën e vitit 2024, kur të kuqtë vendosën ta shisnin tek Igdir në Turqi.
26-vjeçari luante edhe me Partizanin, por pa lënë gjurmë. Te Skënderbeu bëri mjaft mirë duke regjistruar 63 paraqitje.
Liço po ashtu ka luajtur edhe me moshat e Kombëtares. Skënderbeu do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar në edicionin e ardhshëm, prandaj dhe rikthimi nuk do të ishte surprizë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









