• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Froni i Egnatias, “Final 4” mban gjallë ëndrrën e kampionëve

29/04/2026
E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia është praktikisht jashtë garës për vendin e parë në sezonin e rregullt, pasi diferenca prej tetë pikësh nga kryesuesit e Elbasanit, kur kanë mbetur edhe vetëm nëntë pikë në dispozicion, e bën shumë të vështirë rikthimin në krye për skuadrën rrogozhinase. Kampionët në fuqi duket se janë pranë momentit kur do të duhet të pranojnë humbjen e fronit që e kanë mbajtur me meritë gjatë dy sezoneve të fundit. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Egnatia dominoi kampionatin dhe vendi i parë nuk u vu asnjëherë seriozisht në diskutim, këtë sezon skuadra ka hasur më shumë vështirësi.

Luhatjet në rezultate, presioni i rivalëve dhe mungesa e vazhdimësisë kanë bërë që diferenca me kreun të rritet javë pas jave. Tashmë, edhe matematikisht, Egnatia ndodhet shumë pranë dorëzimit të vendit të parë në renditjen e sezonit të rregullt. Java e ardhshme mund të rezultojë vendimtare për këtë objektiv, pasi çdo hap tjetër fals do ta nxirrte përfundimisht Egnatian nga gara për kreun. Për një skuadër që është mësuar të udhëheqë dhe të diktojë ritmin e kampionatit, ky është një realitet i ri dhe i vështirë për t’u pranuar.

“FINAL 4”- Megjithatë, sezoni ende nuk është mbyllur për kampionët në fuqi. Shpresa e vetme për të mbrojtur titullin mbetet te formula e kampionatit dhe konkretisht te faza “Final 4”, e cila mund të ndryshojë sërish balancat. Me përgjysmimin e pikëve pas përfundimit të sezonit të rregullt, diferenca aktuale me Elbasanin do të reduktohej ndjeshëm dhe nga tetë pikë do të zbriste në vetëm katër. Ky detaj i formulës i jep Egnatias një mundësi reale për të rikthyer garën për titull. Në një mini-turne si “Final 4”, ku gjithçka vendoset në vetëm tre ndeshje, eksperienca dhe cilësia e skuadrës mund të bëjnë diferencën. Egnatia ka treguar në sezonet e fundit se di të menaxhojë ndeshje me presion të lartë dhe kjo mund të jetë arma e saj më e fortë në fazën finale. Në tri javët e mbetura të kampionatit të rregullt, objektivi për rrogozhinasit është i qartë, të marrin maksimumin e pikëve dhe të shpresojnë për gabime të rivalëve. Çdo pikë e fituar dhe çdo hap fals i kundërshtarëve mund të ndikojë drejtpërdrejt në pozicionimin përfundimtar para “Final 4”.

REAGIMI- Skuadra duhet të reagojë menjëherë, të tregojë disiplinë dhe efikasitet maksimal në ndeshjet e mbetura. Vetëm kështu mund të hyjë në fazën finale me diferenca sa më të vogla dhe me një shans real për të mbrojtur titullin. Një element që mund të luajë në favor të Egnatias është përvoja e fituar gjatë dy sezoneve të fundit. Kampionët në fuqi janë mësuar me ndeshje vendimtare dhe kanë treguar se dinë të reagojnë në momentet më delikate. Pikërisht kjo eksperiencë mund të jetë vendimtare në momentin kur gjithçka do të vendoset në duele direkte. Pra, edhe pse Egnatia duket se po dorëzon fronin e sezonit të rregullt, beteja për titullin ende nuk ka përfunduar. “Final 4” mbetet mundësia e fundit për kampionët në fuqi, që të provojnë një tjetër përmbysje dhe të mbajnë gjallë ëndrrën për një tjetër kurorë kampione.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”
Sport

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

23/07/2026
Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare
Sport

Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

23/07/2026
VIDEO/ Barazim thriller i Al Ittihad, Mitaj realizon gol në shtesë
Sport

Vetëm një pengesë për Mario Mitajn, klubi i Seria A shfaq interes ndaj mbrojtësit të Kombëtares

23/07/2026
Zyrtare/ Barcelona prezanton afrimin e ri, Karim Adeyemi vishet “blaugrana”
Sport

Zyrtare/ Barcelona prezanton afrimin e ri, Karim Adeyemi vishet “blaugrana”

23/07/2026
Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare – Balkanweb.com – News24
Sport

Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare – Balkanweb.com – News24

23/07/2026
Juventus ndryshon strategjinë e merkatos, largohet pista Tibu Martinez, “ngec” rinovimi me Vlahoviç
Sport

Juventus ndryshon strategjinë e merkatos, largohet pista Tibu Martinez, “ngec” rinovimi me Vlahoviç

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

23/07/2026
Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al