• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ema Andrea rrëfen dhimbjen, karrigia bosh për të vëllanë në çdo premierë

02/05/2026
Ema Andrea rrëfen dhimbjen, karrigia bosh për të vëllanë në çdo premierë

Aktorja Ema Andrea ka prekur publikun me një rrëfim të ndjerë gjatë një interviste në Goca dhe Gra, ku foli për lidhjen e veçantë që kishte me vëllanë e saj të ndjerë, gazetarin sportiv Enea Andrea.

E emocionuar, ajo ndau një detaj domethënës që e shoqëron në çdo premierë: një karrige të rezervuar për të vëllanë. Një gjest simbolik që, sipas saj, nuk është thjesht një kujtim, por një mënyrë për ta pasur pranë në çdo hap të karrierës së saj artistike.

“Është spektatori im i përjetshëm”, u shpreh aktorja, duke treguar se edhe pse për të tjerët ajo karrige duket bosh, për të është gjithmonë plot.

Ema Andrea rrëfeu se rikthimi në skenë, përfshirë edhe shfaqjen “Fausti”, ka qenë i mbushur me emocione të përziera. Ajo pranoi se humbja e të vëllait ka ndryshuar mënyrën se si i përjeton sukseset dhe momentet e rëndësishme në art.

“Tani në këtë situatë për mua, të gjitha gëzimet janë të hidhura, siç janë premierat. Arti ka qenë gëzimi im, unë e kam patur festë çdo natë skene apo filmi. Por tani janë të hidhura të them të drejtën”, u shpreh ajo.

Aktorja theksoi se ky rit i vogël – lënia e një karrigeje bosh – është bërë një burim force për të vijuar përpara, duke e ndjerë të vëllanë si pjesë të pandashme të çdo performance.

“Në fakt ajo është bosh për të tjerët sepse për mua është gjithmonë plot. Është motivi në të dyja rastet që më ka shtyrë deri në fund që të mbaroj shfaqjen edhe të shijoj filmin”, tha ajo, duke shtuar se shpesh e imagjinon reagimin e tij pas çdo interpretimi.

Në fund, Ema Andrea pranoi se edhe pse përjeton pasiguri në skenë, forca dhe qetësia i vijnë pikërisht nga njerëzit që ka dashur dhe që i ndjen ende pranë, duke e kthyer dhimbjen në motiv për të vazhduar krijimtarinë.

Related Posts

Kim Kardashian në telashe, paditet për “vjedhje” emri nga një biznes i vogël
Paparazzi

Kim Kardashian në telashe, paditet për “vjedhje” emri nga një biznes i vogël

02/05/2026
Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?
Paparazzi

Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

02/05/2026
Paparazzi

Britney Spears drejt marrëveshjes për të shmangur dënimin me burg!

02/05/2026
Pas ndarjes nga jeta të vëllait, flet për herë të parë Unikkatil
Paparazzi

Unikatil prek me dedikimin për vëllain e ndjerë, publikon këngë në ditëlindjen e tij

02/05/2026
Gimbo flet për takimin e Selinit me mamanë e tij, zbulon detaje nga marrëdhënia
Paparazzi

Gimbo flet për takimin e Selinit me mamanë e tij, zbulon detaje nga marrëdhënia

02/05/2026
Ish-banorja e “BBVK” në pritje të ëmbël!
Paparazzi

Ish-banorja e “BBVK” në pritje të ëmbël!

02/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ema Andrea rrëfen dhimbjen, karrigia bosh për të vëllanë në çdo premierë

Ema Andrea rrëfen dhimbjen, karrigia bosh për të vëllanë në çdo premierë

02/05/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje

Të pezulluarit e javës 34, mungesa të rëndësishme në kampionat

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al