Tani është zyrtare. Egnatia ka ndarë rrugët me trajnerin Edlir Tetova. Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, i cili ka larguar teknikun pa pritur fundin e sezonit, pas humbjeve të fundit në kampionat.
“KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova, me efekt të menjëhershëm, për arsye personale te teknikut. Klubi shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Tetova, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm ka shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Egnatias, duke sjellë arritje dhe trofe të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Rrogozhinës”- shkruan klubi.
Tetova drejtoi rrogozhinasit në 156 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.7 pikë për çdo sfidë. Ai udhëhoqi skuadrën drejt sukseseve të mëdha ku vlen të përmendet fitimi 2 herë i kampionatit, 2 herë kupën e shqipërisë dhe 1 herë superkupën.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







