• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Egnatia nuk po mendon më për kampionatin”, Nevil Dede rreshton problemet e rrogozhinasve: Skuadër e fikur, ndoshta janë aq të zotët…

04/05/2026
“Egnatia nuk po mendon më për kampionatin”, Nevil Dede rreshton problemet e rrogozhinasve: Skuadër e fikur, ndoshta janë aq të zotët…

Nevil Dede është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Egnatias, duke marrë vendin e lënë bosh nga Edlir Tetova, i larguar vetëm një ditë më parë nga rrogozhinasit. Dhe trajneri ka shumë punë për të bërë, të paktën sipas vetë fjalëve që ka thënë vetëm dy ditë më parë.

Pas ndeshjes të së shtunës ku Egnatia u mund nga Dinamo në kampionat, Nevil Dede foli në studion e “SuperGol” rreth situatës së rrogozhinasve të cilët sipas tij, nuk po mendonin më për kampionatin, por vetëm për finalen e Kupës. Lexoni në vijim deklaratën e plotë të Nevil Dedes në studio:

“Komplimente për Dajën realisht, por ka dhe shumë llogari brenda. Final Four, finalja e Kupës, ka shumë hesape brenda. Por, duhet të flasim për meritat e Dinamos dhe Dajës, një ndeshje që po bëhen provat për finalen e Kupës. Dinamo po lufton për diçka, ndërsa Egnatia është një skuadër që nuk po mendon më për kampionatin. Ndoshta po bëhet gati vetëm për një finale Kupe. Sot pati fat se gabuan të dy kundërshtarët që janë i pari dhe dyti. Por, me këtë trend, rezultate, nuk dua të abuzoj me ‘mënyrë loje’ se nuk është korrekte dhe as etike. Por me këtë interpretim të lojtarëve në disa situata, dhe pastaj kur ata duan të kujtohen që të fillojnë dhe të luajnë… Pra ka diçka, një ngërç. Nuk e di. Ndoshta janë aq të zotët, sa kur duhet për t’u ndezur mund të ndizen përsëri. Por deri në këtë moment janë skuadër e fikur. Në gjykimin tim sepse është ecuria një vrazhdë e rezultateve të tyre.

Janë provuar të gjithë këto elementë taktike. Po problemi është, por çfarë po i bën këto elementë taktike? Kush është qëllimi kur ti nuk do ngushtosh diferencën për të shkuar për të luajtur në Final 4 për kampion? Se ti duhet të përfitosh të paktën nga gabimet që bëjnë kundërshtarët që ti po ndjek. Pra, po përgatitesh vetëm për një finale Kupe. Unë prandaj po të thosha që në kampionat nuk e shoh, është shumë e zbehtë kjo skuadër, ndërsa për Kupë…

Të gjitha këto eksperimente taktike për mua gjithmonë vlejnë, asnjëherë nuk mund të themi që nuk vlejnë, gjithmonë janë pozitive. Pastaj, sa ja del dhe sa ato i përfeksionon kjo është një diskutim tjetër. Për mua gjithmonë vlejnë. Dhe unë gjithmonë mendoj që Egnatia ka momente që mund ta ndezë prapë çelësin, pra mund t’i vijnë dritat prapë. Në këto momente është një skuadër me shumë pak energji dhe me një rrymë shumë të zbehtë, pa energji.

Situata e Tetovës? Unë nuk mendoj që është tjetër gjë pezullimi dhe tjetër gjë mbarimi i bashkëpunimit. U bë publike para, ka raste tjera dhe në botë. Po mirë, ne jetojmë në Shqipëri dhe ti me të drejtë e hedh këtë si tezë. Unë mendoj gjithmonë dhe duhet të ngul këmbë dhe pyetja që duhet t’i bëj kushdo që të dalë nga përfaqësuesit e stafit të Rrogozhinës. Pse jeni të pamotivuar në kampionat dhe shpresojmë që të jenë motivuar në kupë? Jo për për të mirën e Egnatias, unë s’do bëj tifozllëk as për njërën e as për tjetrën. Kush të jetë më i zoti le ta fitojë dhe ta komplimentoj, vetëm kaq. Po të pamotivuar në kampionat, se katër humbje rresht do të thotë që ti nuk ke motiv o vëlla. Ndërsa ti kur do të ndizesh, ti u ndezke për Kupën. Domethënë këtu e kam gjithë logjikën që po përdor në diskutim”, ishin fjalët e Dedes.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

INTERVISTA/ “Mundja i sjell medalje Shqipërisë, por duhet mbështetje”, Presidenti i Federatës flet hapur: Nga organizimi i Europianit te shpërblimet, krenar me sportistët tanë (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Mundja i sjell medalje Shqipërisë, por duhet mbështetje”, Presidenti i Federatës flet hapur: Nga organizimi i Europianit te shpërblimet, krenar me sportistët tanë (VIDEO)

04/05/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Dy javë të mbetura, kampionët bëjnë tifo për Dinamon ndaj Partizanit

04/05/2026
INTERVISTA/ “Pritshmëri më të larta në Europian, por të kënaqur me medaljet e argjendta”, Dudaev dhe Abakarov mes premtimeve e bindjes: Dërgojmë Shqipërinë drejt sukseseve në mundje! (VIDEO)

Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA
Sport

Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA

04/05/2026
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 35-të luhet të mërkurën në 16:00, sfida vendimtare për “Final Four” dhe mbijetesën

04/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Egnatia nuk po mendon më për kampionatin”, Nevil Dede rreshton problemet e rrogozhinasve: Skuadër e fikur, ndoshta janë aq të zotët…

“Egnatia nuk po mendon më për kampionatin”, Nevil Dede rreshton problemet e rrogozhinasve: Skuadër e fikur, ndoshta janë aq të zotët…

04/05/2026
INTERVISTA/ “Mundja i sjell medalje Shqipërisë, por duhet mbështetje”, Presidenti i Federatës flet hapur: Nga organizimi i Europianit te shpërblimet, krenar me sportistët tanë (VIDEO)

INTERVISTA/ “Mundja i sjell medalje Shqipërisë, por duhet mbështetje”, Presidenti i Federatës flet hapur: Nga organizimi i Europianit te shpërblimet, krenar me sportistët tanë (VIDEO)

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al