Partizani është përforcuar së fundmi. Sulmuesi i talentuar Fabio Hyseni ka firmosur me ekipin e parë të të kuqve. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni. Sulmuesi i talentuar kontigjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë. 16 vjeçari Hyseni një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”- Shkruan klubi.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









