PSG fitoi 5-4 ndaj Bayern në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions. Para takimit të kthimit, trajneri i parisienëve, Luis Enrique doli në konferencë.
“Nëse pres të njëjtën qasje si në ndeshjen e parë? Ajo që theksojmë gjithmonë, si trajnerë, është ndryshimi mes ndeshjes së parë dhe të dytës, sepse rezultati i parë tashmë dihet. Por në këtë rast, nuk mund të them se do të jetë ndryshe: asnjëra nga dy skuadrat nuk pranon që tjetra është më e mirë, dhe kjo mund ta bëjë ndeshjen ‘argëtuese’.
A presim një ndeshje kaq të çmendur? Nuk ka rëndësi çfarë pres unë. Do të jetë një ndeshje e nivelit shumë të lartë mes dy skuadrave më të mira në Europë, me synimin për të arritur në finale. Është një ndeshje emocionuese për të gjithë. A jam edhe këtë herë optimist? Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë: do të fitojmë”- tha ai.








