• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dueli i krizës ndaj kampionëve, barazimi nuk vlen në llogaritë e Partizanit

06/05/2026
U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri

Partizani zbret sot në fushë në orën 16:00 për t’u përballur në transfertë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në një ndeshje që ka peshë të madhe për fatet e sezonit. Të kuqtë vijnë në këtë takim pas një serie rezultatesh negative, që kanë ndikuar ndjeshëm në renditjen e skuadrës dhe në moralin e grupit në këtë fazë vendimtare të kampionatit. Skuadra kryeqytetase ende nuk ka arritur të fitojë në këtë fazë të katërt, duke koleksionuar katër humbje dhe tre barazime, një ecuri që ka bërë që Partizani të humbasë terren në garën për “Final 4”.

Këto rezultate kanë sjellë edhe rrëshqitjen në renditje, duke humbur vendin e katërt që aktualisht mbahet nga Dinamo. Blutë kanë grumbulluar 48 pikë, tre më shumë se Partizani që ndodhet në kuotën e 45 pikëve, çka e bën edhe më jetike nevojën për një reagim të menjëhershëm nga ana e të kuqve. Me vetëm dy ndeshje të mbetura pas kësaj përballjeje, çdo pikë është vendimtare dhe çdo gabim mund të rezultojë fatal për objektivin sezonal.

DUELI- Megjithatë, përballë nuk do të jetë një Egnatia në formën e saj më të mirë, pasi edhe rrogozhinasit vijnë pas një momenti të vështirë. Skuadra ka regjistruar katër humbje radhazi, duke humbur terren në luftën për kreun dhe duke parë të largohen rivalët direkt si Elbasani dhe Vllaznia. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë ndryshime në stol, duke ndarë rrugët me trajnerin Edlir Tetova dhe duke emëruar Nevil Deden si teknikun e ri. Pikërisht ndaj Partizanit, Dede do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Egnatias, një element që mund të ndikojë në motivimin dhe reagimin e skuadrës vendase. Sa i takon historikut të përballjeve mes dy ekipeve këtë sezon, bilanci është në baraspeshë të plotë. Të dyja skuadrat kanë nga një fitore, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim, duke treguar se diferencat mes tyre kanë qenë minimale gjatë gjithë kampionatit. Në aspektin e golavarazhit, Partizani ka një avantazh të lehtë, pasi ka shënuar tre gola dhe ka pësuar vetëm dy ndaj Egnatias në këto përballje direkte.

SHANSI I FUNDIT- Për Partizanin, kjo ndeshje është më shumë se një sfidë e radhës, pasi përfaqëson një mundësi të fundit për të qëndruar në garë për vendin e katërt. Të kuqtë kanë nevojë urgjente për fitore, jo vetëm për pikët, por edhe për të rikthyer besimin dhe stabilitetin në skuadër. Nga ana tjetër, Egnatia do të kërkojë të reagojë pas serisë negative dhe të nisë një kapitull të ri me trajnerin e ri në stol.

Ky faktor e bën përballjen edhe më të vështirë për Partizanin, që duhet të përballet me një kundërshtar të motivuar për të ndryshuar rrjedhën e rezultateve. Në këtë fazë të sezonit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje pas kësaj përballjeje, llogaritë janë të thjeshta për të kuqtë: duhet të marrin maksimumin e pikëve dhe të shpresojnë në një hap fals të Dinamos. Megjithatë, jo gjithçka varet nga këmbët e tyre, pasi edhe rezultatet e rivalëve do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen finale. Kështu, sfida në Rrogozhinë pritet të jetë një provë e fortë karakteri për Partizanin, që duhet të tregojë se ka ende forcën për të luftuar deri në fund për objektivin e sezonit dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në “Final 4”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Inter sakrifikon Bastonin, Barcelona “fërkon duart”, gati oferta
Sport

Bostoni në shitje, por Inter kërkon një “thes” me para

06/05/2026
Inter sakrifikon Bastonin, Barcelona “fërkon duart”, gati oferta
Sport

Bostoni në shitje, por Inter kërkon një “thes” me para

06/05/2026
Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”
Sport

Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”

06/05/2026
Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”
Sport

Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”

06/05/2026
Rashford “del në ankand”, Flick merr vendimin për anglezin, në skenë shfaqet edhe Arsenal
Sport

Rashford “del në ankand”, Flick merr vendimin për anglezin, në skenë shfaqet edhe Arsenal

06/05/2026
Chelsea, gati të sakrifikojë Palmer? Man.United josh fantazistin anglez
Sport

Chelsea, gati të sakrifikojë Palmer? Man.United josh fantazistin anglez

06/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri

Dueli i krizës ndaj kampionëve, barazimi nuk vlen në llogaritë e Partizanit

06/05/2026
Lewis Hamilton zbulon strategji të re përpara garës së F1 në Kanada, ja çfarë do të thotë kjo

Lewis Hamilton zbulon strategji të re përpara garës së F1 në Kanada, ja çfarë do të thotë kjo

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al