• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Teuta rikthehet në “play out” pas 18 vitesh/ Hodo, gati një tjetër “gol” vendimtar

12/05/2026
Teuta rikthehet në “play out” pas 18 vitesh/ Hodo, gati një tjetër “gol” vendimtar

Teuta do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, teksa rikthehet në një duel “play-out” pas plot 18 vitesh. Një sfi dë që do të përcaktojë fatin e sezonit për “Djemtë e Detit”, të cilët synojnë me çdo kusht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Hera e fundit që skuadra durrsake zhvillonte një përballje të tillë daton më 24 maj të vitit 2008, në stadiumin “Qemal Stafa”, sot “Air Albania”, përballë Burrelit. Ajo ndeshje mbetet ende e freskët në kujtesën e tifozëve blu, pasi Teuta triumfoi me rezultatin 2-1 dhe siguroi mbijetesën mes më të mirëve.

Golin vendimtar në atë takim e realizoi Bledar Hodo, i cili sot mban rolin e trajnerit të skuadrës durrsake, duke i dhënë kështu kësaj sfi de një simbolikë edhe më të veçantë. Në kampin durrsak atmosfera është e qartë: motivimi është në maksimum dhe objektivi i vetëm mbetet fi torja. Pavarësisht kundërshtarit që do të kenë përballë, te Teuta ekziston bindja se ky sezon duhet shpëtuar me çdo kusht. Pas një kampionati me shumë ulje-ngritje dhe vështirësi, skuadra kërkon të reagojë pikërisht në momentin më vendimtar.

Një nga armët më të forta të Teutës pritet të jetë faktori fushë. Stadiumi “Niko Dovana” është kthyer në një fortesë të rëndësishme për skuadrën durrsake, ku shumë kundërshtarë kanë hasur vështirësi gjatë sezonit. Tifozëria blu pritet të jetë në numër të madh dhe të luajë një rol kyç, duke mbështetur ekipin nga minuta e parë deri në fund. Përveç mbështetjes së tifozëve, Teuta mbështetet edhe te eksperienca e grupit.

Në përbërje ka futbollistë me cilësi dhe eksperiencë, lojtarë që dinë të menaxhojnë presionin e sfi dave të tilla dhe që kanë kaluar më parë momente të rëndësishme në karrierë. Pikërisht kjo eksperiencë shihet si një element kyç për të përballuar tensionin dhe përgjegjësinë që sjell një ndeshje “play-out”. Tashmë gjithçka do të vendoset në 90 minuta, ku Teuta do të kërkojë të shkruajë një tjetër histori shpëtimi, ashtu si 18 vite më parë. Në Durrës besojnë se skuadra ka forcën, karakterin dhe mbështetjen e duhur për të mbetur pjesë e Superiores edhe sezonin e ardhshëm.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria
Sport

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos

27/09/2026
Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën
Sport

Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO)

27/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet furgoni me kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua (Emrat)

Kapet furgoni me kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua (Emrat)

27/09/2026
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al