Reperi Getinjo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një InstaStory të publikuar së fundmi, ku ka ndarë një mesazh të fortë reflektues lidhur me sfidat dhe vështirësitë që ai thotë se ka kaluar ndër vite bashkë me vëllain e tij, Mozzik.
Në postimin e shpërndarë në Instagram, Getinjo shfaqet në një fotografi pranë Mozzikut, ndërsa mbi imazh ka shkruar në anglisht disa fjali që lënë të kuptohet se rruga e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai përmend “shumë kurthe” dhe “shumë gjarpërinj”, duke nënkuptuar njerëzit që sipas tij kanë tentuar t’i gjykojnë, t’i rrëzojnë apo t’i shkatërrojnë gjatë karrierës dhe jetës personale.
Megjithatë, artisti thekson se publiku nuk njeh as një pjesë të vogël të asaj që ata kanë kaluar realisht. Në një tjetër pjesë të mesazhit, ai shkruan se bashkë me Mozzikun kanë mbijetuar situata që, sipas tij, do ta kishin thyer shumicën e njerëzve.
Shumë kurthe, shumë gjarpërinj janë përpjekur të na varrosin.
Janë munduar të na njohin, të na gjykojnë, të na shkatërrojnë… por ata nuk dinë as 2% të asaj që jemi në të vërtetë.Unë dhe vëllai im kemi mbijetuar gjëra që do ta thyenin shumicën e njerëzve…
Prandaj, pavarësisht çfarë bëjnë ata, ne gjithmonë kthehemi më të fortë.
![]()
Getinjo e përfundon mesazhin me idenë se, pavarësisht pengesave apo sulmeve nga të tjerët, ata gjithmonë rikthehen më të fortë. Postimi u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e panë si një dëshmi të raportit të fortë mes dy vëllezërve dhe mbështetjes që i japin njëri-tjetrit në çdo periudhë të jetës.









