• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Teuta–Pogradeci, dueli kthehet pas 14 vitesh! Në “Niko Dovana” do të luhet për Superioren

14/05/2026
Teuta–Pogradeci, dueli kthehet pas 14 vitesh! Në “Niko Dovana” do të luhet për Superioren

Nga lufta për titull te beteja për të mos rënë. Pas plot 14 vitesh, rrugët e Teutës dhe Pogradecit kryqëzohen sërish në një përballje që këtë herë ka një peshë të jashtëzakonshme për fatin e të dy skuadrave.

Të shtunën, në orën 16:00, dy ekipet do të zbresin në fushë në një duel “jetë a vdekje”, aty ku do të vendoset se kush do të luaj në Kategorinë Superiore në sezonin e ri. Historia mes këtyre dy skuadrave rikthen menjëherë kujtimet e 5 majit 2012, kur Teuta dhe Pogradeci u përballën për herë të fundit në elitën e futbollit shqiptar. Ajo sfi dë, e luajtur në javën e fundit të kampionatit, u mbyll me një fi tore spektakolare 5-1 të durrsakëve. Ishte një sezon i jashtëzakonshëm për Teutën, që deri në javët e fundit luftoi fort me Skënderbeun për titullin kampion. Edhe pse nuk arriti të shpallej kampione, skuadra durrsake e mbylli atë edicion si nënkampione e Shqipërisë, duke zhvilluar një nga sezonet më të mira të viteve moderne të klubit.

 REALITET TJETËR NË “NIKO DOVANA” Në atë kohë, atmosfera në “Niko Dovana” ishte krejt ndryshe. Teuta luftonte për trofe dhe objektiva europianë, ndërsa sot realiteti është shumë më dramatik. Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje, skuadra bregdetare ndodhet përballë një prej sfi dave më të vështira të viteve të fundit. Tashmë nuk bëhet më fjalë për titull apo Europë, por për vetë mbijetesën në elitë. Përballë do të jetë një Pogradec po aq i motivuar, që kërkon të shkruajë historinë dhe të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve. Përballja e së shtunës pritet të jetë e luftuar deri në sekondën e fundit, me tension dhe emocione maksimale. Një gabim mund të kushtojë një sezon të tërë, ndërsa një gol mund të vlejë mbijetesën.

TEUTA MBËSHTETET TE TIFOZËT DHE EKSPERIENCA Teuta do të kërkojë forcën te eksperienca dhe mbështetja e tifozërisë, që pritet të jetë e shumtë në stadium për të shtyrë skuadrën drejt objektivit. Nga ana tjetër, Pogradeci vjen me besim dhe pa shumë presion, duke e kthyer këtë sfi dë në një nga duelet më dramatike të fundit të kampionatit. Nga një ndeshje që dikur vuloste një sezon të madh për Teutën, tashmë ky duel është kthyer në një fi nale mbijetese që mund të përcaktojë të ardhmen e klubit në Superiore.

ATMOSFERË POZITIVE NË KAMPIN DURRSAK Në kampin e Teutës mbizotëron entuziazmi dhe përqendrimi maksimal. “Djemtë e Detit” kanë vijuar edhe sot përgatitjet për sfi dën vendimtare të së shtunës, ndërsa atmosfera në skuadër paraqitet mjaft pozitive. Në Durrës vlerësimi për këtë përballje është maksimal dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Objektivi është vetëm një, fi torja dhe qëndrimi në elitë. Stafi teknik po punon me detajet e fundit taktike, ndërsa skuadra po stërvitet me intensitet të lartë për t’u përballur me një kundërshtar që pritet të japë maksimumin. Një lajm shumë pozitiv për Teutën mbetet edhe gjendja e grupit. Futbollistët janë në formë të mirë fi zike dhe skuadra pritet të jetë e plotë për këtë duel vendimtar, me të gjithë lojtarët në dispozicion për sfi dën që mund të përcaktojë fatin e sezonit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria
Sport

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos

27/09/2026
Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën
Sport

Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO)

27/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri

Rama: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri

27/09/2026
Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

27/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al