• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia nis misionin titull, blutë testi i parë i madh

14/05/2026
Vllaznia nis misionin titull, blutë testi i parë i madh

Në prag të sfi dës së parë të “Final 4”, te Vllaznia atmosfera është më e ndezur se kurrë. Shkodranët do të përballen me Dinamon në një duel që në kampin kuqeblu konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Arsyeja është e qartë: bëhet fjalë për sfidën hapëse të fazës finale dhe një fitore do t’i jepte skuadrës së drejtuar nga Edi Martini një bonus të madh psikologjik dhe praktik në garën për titullin kampion.

Pikërisht për këtë arsye, fokusi te 9 herë kampionët e vendit është maksimal dhe çdo detaj po analizohet me kujdes në prag të këtij takimi vendimtar. Në Shkodër ekziston bindja se kjo përballje mund të përcaktojë shumë për vazhdimësinë e “Final 4”. Te Vllaznia janë të vetëdijshëm se nisja me rezultat pozitiv do të rriste ndjeshëm besimin e grupit dhe do të forconte pozitat e skuadrës në rrugën drejt titullit. Për më tepër, kuqeblutë kërkojnë të rikthejnë entuziasmin te tifozët e tyre pas një sezoni me ulje-ngritje, ku objektivi kryesor ka mbetur gjithmonë kurorëzimi kampion.

Nga ana tjetër, rivaliteti mes Vllaznisë dhe Dinamos në vitet e fundit është kthyer në një nga duelet më të forta të futbollit shqiptar. Për sezonin 2025-26, kjo do të jetë përballja e shtatë mes dy skuadrave, çka tregon qartë intensitetin dhe balancën që ka shoqëruar këtë rivalitet. Në katër ndeshjet e kampionatit, Vllaznia ka marrë dy fi tore të rëndësishme, 1-0 dhe 0-2, ndërsa Dinamo ka triumfuar 3-1. Një tjetër duel është mbyllur në barazim pa gola, duke dëshmuar edhe njëherë sa të luftuara kanë qenë sfi dat mes tyre.

Po ashtu, dy ekipet janë ndeshur edhe në gjysmëfi nalet e Kupës së Shqipërisë, aty ku Dinamo arriti të eliminojë shkodranët. Pas barazimit 1-1 në kryeqytet, ishte sfi da e kthimit në Shkodër që vulosi fatin e kualifi kimit, me blutë që fi tuan minimalisht 0-1 dhe siguruan fi nalen. Një eliminim që ende nuk është harruar në kampin kuqeblu dhe që pritet ta bëjë edhe më të fortë dëshirën për hakmarrje sportive në “Final 4”. Në këto kushte, sfida e radhës premton emocione të mëdha dhe një betejë të fortë taktike në fushë.

Të dyja skuadrat e njohin shumë mirë njëra-tjetrën dhe diferencën mund ta bëjnë episodet apo detajet e vogla. Megjithatë, te Vllaznia besojnë se eksperienca, mbështetja e tifozëve dhe motivimi për të nisur me fi tore këtë fazë fi nale mund të jenë armët kryesore për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria
Sport

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos

27/09/2026
Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën
Sport

Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO)

27/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri

Rama: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri

27/09/2026
Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

27/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al