• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FIFA “flet” shqip: Kosova, histori suksesi në 10 vjet anëtarësim

15/05/2026
FIFA “flet” shqip: Kosova, histori suksesi në 10 vjet anëtarësim

Më 13 maj 2026, Kosova shënoi 10-vjetorin e pranimit në FIFA, duke kurorëzuar një dekadë të mbushur me zhvillim, progres dhe suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare të futbollit. Në një artikull të publikuar nga FIFA.com, vlerësohet rrugëtimi i jashtëzakonshëm i futbollit kosovar dhe ngritja e vazhdueshme e Kombëtareve tona në skenën botërore.

FIFA e cilëson Kosovën si një nga historitë më të veçanta të suksesit në futbollin evropian gjatë viteve të fundit, duke theksuar përparimin e vazhdueshëm si në ranglistën e meshkujve ashtu edhe të femrave.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve u shpall “Përparuesja më e mirë e vitit 2025”, ndërsa së fundi arriti pozitën më të lartë në histori në renditjen FIFA, duke u ngjitur në vendin e 78-të. Edhe Kombëtarja e femrave ka vazhduar trendin pozitiv, duke u renditur në vendin e 80-të pas ngritjes prej 11 pozitash –avancimi më i madh në renditjen e muajit prill, theksohet në artikull.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, në prononcimin e tij për FIFA, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e të gjithëve që kontribuojnë për futbollin kosovar.

“E gjithë kjo është rezultat i punës dhe përkushtimit të secilit që përfaqëson vendin tonë, nga presidenti Agim Ademi, stafi teknik i udhëhequr nga Franco Foda, lojtarët dhe tifozët tanë, Dardanët, të cilët janë burimi ynë më i madh i motivimit dhe patriotizmit”, ka thënë Gallapeni.

FIFA tutje rikujton se në moshën 21 vjeçe, Gallapeni mishëron në mënyrë të përkryer progresin e bërë nga Kosova dhe talentin që po del nga vendi. Ndryshe nga shumë shokë të tij të ekipit, të cilët u rritën jashtë vendit si pjesë e diasporës së formuar nga lufta e fundviteve të 1990, Gallapeni lindi, u rrit dhe u zhvillua në Kosovë. Pasi kaloi nëpër radhët e Winner Prizrenit, ai u bashkua me klubin më të suksesshëm të Kosovës, FC Prishtina, në vitin 2023 përpara se të transferohej jashtë vendit për herë të parë, duke u bashkuar me ekipin polak Wisła Płock, ku luan edhe sot.

“Mund të them me krenari se e njoh shumë mirë ligën e Kosovës sepse kam luajtur atje deri në vitin 2025. Niveli ka qenë gjithmonë i mirë dhe ka vazhduar të përmirësohet që kur u bashkuam me FIFA-n dhe UEFA-n”, shpjegoi ai.

“Liga vendore ka bërë përparim të konsiderueshëm, veçanërisht përmes përmirësimeve të mëdha në infrastrukturë dhe në rritjeje të vazhdueshme të cilësisë së lojës. Sot, shumë lojtarë të zhvilluar në Kosovë po luajnë në ligat kryesore të Evropës dhe unë jam një prej tyre”, nënvizoi Gallapeni.

FIFA në artikullin e saj ndalet edhe te zhvillimi i infrastrukturës dhe investimet e realizuara nëpërmjet programeve të saj mbështetëse. Përmes Programit FIFA Forward, Kosovës i janë ndarë mbi 4.6 milionë dollarë amerikanë për implementimin e sistemit VAR në Albi Mall Superligë, ndërtimin e gjashtë fushave me bar artificial për klubet si dhe modernizimin e stadiumit në Hajvali, tashmë pjesë e Kampit Nacional të FFK-së.

Po ashtu, përmes FIFA Talent Development Scheme, FFK-ja ka përfituar mbështetje për zhvillimin e futbollit të vajzave, përfshirë grantin prej 50 mijë dollarësh për organizimin e garës U15 për vajza në vitin 2024, si pjesë e strategjisë për rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në futboll. Në të njëjtin vit në Kosovë u lansua edhe programi “Football for Schools”.

Gallapeni ka theksuar se futbolli në Kosovë po përjeton zhvillim të madh dhe se mundësitë për të rinjtë janë rritur ndjeshëm.

“Kosova mund të duket si një vend i vogël, por ka pasionin, guximin dhe patriotizmin për të besuar se asgjë nuk është e pamundur. Futbolli po lulëzon në Kosovë. Mbështetja nga FIFA përmes programeve të saj ka kontribuar qartë në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e edukimit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët dhe të rinjtë, si vajzat ashtu edhe djemtë”, vazhdoi Gallapeni.

Në artikullin e FIFA-s përmendet edhe zhvillimi i futbollit për personat me aftësi të kufizuara, ku Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në futbollin për të amputuarit, duke dëshmuar se futbolli është sport për të gjithë.

“Sot, të gjithë në Kosovë kanë mundësinë të luajnë. Një shembull i mirë është futbolli për persona me gjymtyrë të amputuara, i cili është zhvilluar ndjeshëm në vend. Të gjithë në sportin tonë trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga gjinia apo aftësia e kufizuar. Ne themi, ‘zemra është më e rëndësishme se trupi’ dhe këtu ne luajmë me zemrat tona”, përfundoi Gallapeni.

FIFA po ashtu vlerëson faktin që Kosova ishte afër arritjes historike për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse Dardanët u ndalën në “play-off” nga Turqia, artikulli i FIFA-s thekson se me progresin e arritur në vetëm 10 vjet, pjesëmarrja e parë në Kupën e Botës tashmë duket vetëm çështje kohe.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Tjetër rinovim në shtëpinë e Vorës, vjen firma
Sport

Tjetër rinovim në shtëpinë e Vorës, vjen firma

15/05/2026
Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar
Sport

Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

15/05/2026
Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar
Sport

Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

15/05/2026
Rregulli i veçantë për Final Four, Dinamo përfiton para sfidës me Vllazninë
Sport

Rregulli i veçantë për Final Four, Dinamo përfiton para sfidës me Vllazninë

15/05/2026
Kompany “reklamon” Neuer-in për grumbullimin: Po, kemi portierin më të mirë gjerman!
Sport

Kompany “reklamon” Neuer-in për grumbullimin: Po, kemi portierin më të mirë gjerman!

15/05/2026
Euro U-21 2027/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Shkodër
Sport

Euro U-21 2027/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Shkodër

15/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

15/05/2026
FIFA “flet” shqip: Kosova, histori suksesi në 10 vjet anëtarësim

FIFA “flet” shqip: Kosova, histori suksesi në 10 vjet anëtarësim

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al