Elversberg shkruan historinë në futbollin gjerman. Skuadra që deri pak vite më parë ishte një emër anonym, duke luajtur në ligat më të ulëta të futbollit gjerman, nga sezoni i ardhshëm do të jetë për here të pare pjesë e Bundesligës. Triumfi në ndeshjen e fundit 3-0 nga Mynster, bëri që Elversberg të siguronte vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të kategosisë së dytë gjermane, duke siguruar automatikisht ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.
Historia e Elversberg nisi në sezonin 2021-2022, ku arriti të siguronte pjesëmarrjen në kategorinë e 3 dhe më pas kjo skuadër regjistroi vetëm suksese duke bërë të mundur realizimin e një ëndrre të jashtëzakonshme, për një skuadër dhe një qytet të vogër, por që nga sezoni i ardhshëm do të jetë një realitet i bukur në Bundesligë.







