• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kushtet, Partizani do trajner me vizion. Jo kërkesave të ekzagjeruara financiare

18/05/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Partizani vijon të marrë kohë për të vendosur emrin e trajnerit të ri, teksa drejtuesit e klubit nuk duan të nxitojnë në një zgjedhje që konsiderohet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e projektit të ri.partizaniPas një sezoni të mbyllur me shumë luhatje dhe me ekipin që përfundoi jashtë “Final Four”, në ambientin e kuq ekziston bindja se vendimi për trajnerin duhet të jetë i menduar deri në detaj dhe pa gabime të tjera. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit kanë nisur prej ditësh kontaktet me disa alternativa, si trajnerë shqiptarë ashtu edhe teknikë të huaj që janë propozuar apo kanë shfaqur interes për pankinën e Partizanit.

ALTERNATIVAT- Një nga emrat që vazhdon të lakohet është ai i Julian Ahmatajt, i cili vlerësohet për eksperiencën në futbollin shqiptar dhe për njohjen e kampionatit, ndërsa në tavolinën e drejtuesve ndodhen edhe disa profi le të huaja që po analizohen me kujdes nga ana e klubit kryeqytetas. Megjithatë, drejtuesit nuk duan të përsërisin gabimet e sezonit të fundit, kur skuadra ndryshoi tre trajnerë dhe mungesa e stabilitetit në pankinë ndikoi drejtpërdrejt edhe në rezultatet e ekipit gjatë sezonit. Në klub ekziston bindja se një nga problemet kryesore të sezonit ishte pikërisht mungesa e vazhdimësisë në drejtim dhe ndryshimet e shumta në stafin teknik, të cilat sollën edhe luhatje të vazhdueshme në lojë.

Gabimi më i madh konsiderohet emërimi i Mladen Milenkoviç në fillimin e sezonit, me teknikun serb që nuk arriti të bindte dhe u largua vetëm gjashtë javë pas nisjes së kampionatit, duke lënë pas shumë paqartësi. Edhe pse më pas Partizani pati disa momente pozitive me Oltijon Kërnajën, skuadra nuk arriti të ruante vazhdimësinë dhe në fund humbi vendin e katërt, duke mbetur jashtë objektivave të vendosura nga drejtuesit. Për këtë arsye, tani në klub po tregohet shumë më tepër kujdes në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm dhe çdo alternativë po analizohet me detaje përpara se të merret vendimi fi nal nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Agim Ibraimi, i cili po merret personalisht me projektin sportiv për sezonin e ardhshëm të skuadrës së kuqe. Burime pranë klubit bëjnë me dije se trajnerëve me të cilët Partizani ka pasur kontakte u është kërkuar të shpalosin qartë projektin e tyre, idetë për mënyrën e lojës, menaxhimin e grupit dhe mënyrën se si e shohin potencialin aktual të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

KËRKOHET QARTËSI NË STRATEGJI- Drejtuesit kërkojnë që trajneri i ri të ketë një vizion të qartë dhe të jetë i bindur për atë që mund të arrijë me Partizanin në fund të sezonit. Një tjetër aspekt i rëndësishëm lidhet edhe me faktin se trajnerët që janë në listën e alternativave kanë pasur mundësinë të ndjekin nga afër disa ndeshje të Partizanit, në mënyrë që të krijojnë një ide më të qartë mbi cilësinë aktuale të ekipit dhe repartet që kanë nevojë për ndërhyrje. Në klub kërkojnë një trajner që të njohë mirë potencialin e skuadrës dhe që të ketë aftësinë për të menaxhuar një grup me presion të lartë, duke ditur historinë dhe objektivat që ka gjithmonë Partizani në kampionat. Po ashtu, trajneri i ardhshëm pritet të ketë rol të rëndësishëm edhe në merkato, duke qenë se drejtuesit duan që afrimet e verës të bëhen në bashkëpunim me teknikun e ri dhe në bazë të kërkesave të tij sportive.

PAGA– Në të njëjtën kohë, edhe ana fi nanciare pritet të ketë ndikim të madh në zgjedhjen përfundimtare, pasi Partizani nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri për pagën e trajnerit të ardhshëm dhe nuk do të pranojë kërkesa të larta që konsiderohen jashtë buxhetit të planifi kuar nga drejtuesit e klubit. Të kuqtë kërkojnë një profi l që të përshtatet jo vetëm me aspektin sportiv, por edhe me fi lozofinë ekonomike dhe projektin afatgjatë të klubit. Për momentin nuk ka ende një vendim përfundimtar, por në ambientin e Partizanit pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë zhvillime konkrete dhe emri i trajnerit të ri të afrohet gjithnjë e më shumë drejt zyrtarizimit.

TË RINJTË- Një tjetër element që pritet të peshojë në vendimin final është edhe mënyra se si trajneri i ri do të menaxhojë futbollistët e rinj të skuadrës, duke qenë se gjatë këtij sezoni disa lojtarë të akademisë arritën të fi tojnë hapësira dhe të tregojnë potencialin e tyre me ekipin e parë. Në klub ekziston dëshira që ky proces të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe që Partizani të ruajë identitetin e një skuadre që i jep mundësi lojtarëve të rinj për t’u zhvilluar. Po ashtu, drejtuesit kërkojnë që trajneri i ardhshëm të ketë aftësinë për të mbajtur të bashkuar grupin dhe për të shmangur problematikat që u shfaqën gjatë sezonit të fundit, sidomos në momentet kur rezultatet nuk ishin pozitive. Në ambientin e kuq ekziston bindja se skuadra ka kualitet për të rivalizuar për objektiva madhorë, por se duhet më shumë stabilitet dhe qartësi në çdo vendim të rëndësishëm. Për këtë arsye, emërimi i trajnerit konsiderohet si hapi më i rëndësishëm për të nisur ndërtimin e Partizanit të sezonit të ardhshëm.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028
Sport

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

18/05/2026
“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028
Sport

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

18/05/2026
Nga një skuadër anonime, deri në pjesëmarrjen për herë të parë në Bundesligë, Elversberg shkruan historinë e futbollit gjerman
Sport

Nga një skuadër anonime, deri në pjesëmarrjen për herë të parë në Bundesligë, Elversberg shkruan historinë e futbollit gjerman

18/05/2026
NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje
Sport

NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje

18/05/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë
Sport

Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

18/05/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë
Sport

Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

18/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Kushtet, Partizani do trajner me vizion. Jo kërkesave të ekzagjeruara financiare

18/05/2026
Akili flet për skualifikimin e Fabjolës:Tha gjënë e duhur, por personit të gabuar

Akili flet për skualifikimin e Fabjolës:Tha gjënë e duhur, por personit të gabuar

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al