• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Faleminderit, forca Lazio përgjithmonë”, Elseid Hysaj zyrtarizon largimin nga klubi kryeqytetas: Roma do të jetë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës time

24/05/2026
“Faleminderit, forca Lazio përgjithmonë”, Elseid Hysaj zyrtarizon largimin nga klubi kryeqytetas: Roma do të jetë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës time

Pas 5 viteve tek Lazio, Elseid Hysaj ka zyrtarizuar vendimin për ta mbyllur aventurën te skuadra kryeqytetase.. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u transferua në vitin 2021, për ta respektuar kontratën deri në fund.

32-vjeçari nga Shkodra largohet me kujtimin e 131 paraqitjeve. Gjatë pesë viteve shënoi dy gola dhe asistoi katër të tjerë, ndërsa sezonet e fundit ishin të vështira për të, për shkak të aktivizimeve shumë të pakta. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Hysja falenderon klubin dhe tifozët lacialë për mbështetjen e tyre:

POSTIMI I ELSEID HYSAJT:

“Pas pesë vitesh në këtë fanellë, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë.

Kanë qenë vite intensive, plot emocione, disa momente të bukura dhe të tjera më të vështira, por unë gjithmonë dhashë gjithçka, me profesionalizëm dhe respekt, deri në ditën e fundit.

Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, një grup të vërtetë djemsh të jashtëzakonshëm me të cilët ndava kaq shumë në fushë dhe jashtë saj.

Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë tifozët e Lacios. Ngrohtësia, pasioni dhe mbështetja juaj kanë qenë të jashtëzakonshme dhe do të qëndrojnë me mua përgjithmonë.

Roma do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë mirënjohës. Ju uroj më të mirën. Ju e meritoni dhe shpresoj që Lacio të kthehet aty ku e meriton të jetë.

Faleminderit për gjithçka, forca Lacio gjithmonë”.

Related Posts

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria
Sport

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos

27/09/2026
Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën
Sport

Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO)

27/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet furgoni me kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua (Emrat)

Kapet furgoni me kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua (Emrat)

27/09/2026
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al