• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamurtari nis të mendojë për projektin e ri, mbijeton vetëm 20 përqind e ekipit

24/05/2026
Flamurtari ndërhyn në merkato, firmos mesfushori

Rënia nga Superiorja ka detyruar Flamurtarin të bëjë një rindërtim të plotë dhe këtë herë drejtuesit e klubit nuk duan të hedhin hapa të nxituar. Në Vlorë po punohet me kujdes për të ndërtuar një projekt të ri, me objektiv të vetëm rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit shqiptar.

Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se presidenti Sinan Idrizi kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe me mentalitet fitues, duke shmangur gabimet e sezonit që sapo u mbyll. Drejtuesit po analizojnë me qetësi gjithçka që ndodhi gjatë kampionatit të fundit, ndërsa lëvizjet konkrete pritet të nisin në fund të këtij muaji.

Fillimisht fokusi do të jetë te stafi teknik, aty ku ende nuk ka një vendim përfundimtar. Dyshja Ribaj-Liçaj, që mori drejtimin e skuadrës në javët e fundit të sezonit, nuk është konfirmuar ende për vazhdimësinë. Brenda klubit ekzistojnë dy opsione: vijimi me trajnerët aktualë, duke u dhënë besim për projektin e ri, ose afrimi i një tekniku me më shumë eksperiencë, i cili mund të marrë përsipër objektivin e rikthimit në Superiore.

Burimet tregojnë se drejtuesit janë të vetëdijshëm se Kategoria e Parë do të jetë një kampionat shumë i fortë dhe për këtë arsye po mendohet ndërtimi i një grupi me futbollistë cilësorë dhe me eksperiencë. Flamurtari nuk dëshiron të mbetet gjatë jashtë elitës dhe kjo ka bërë që puna të nisë që tani, edhe pse ende sezoni nuk është mbyllur plotësisht për të gjithë lojtarët.

PROJEKTI I RI – Një tjetër çështje e rëndësishme mbeten kontratat e futbollistëve aktualë. Aktualisht një pjesë e skuadrës vijon të jetë në Vlorë dhe po stërvitet normalisht, ndërsa kontratat përfundojnë më 31 maj. Klubi po analizon çdo lojtar individualisht për të vendosur se kush do të jetë pjesë e projektit të ri dhe kush do të largohet.

Sipas asaj që mëson “Panorama Sport”, ndryshimet në organikë pritet të jenë të shumta. Mësohet se një pjesë e mirë e futbollistëve nuk do të vazhdojnë, pasi skuadra nuk arriti objektivin kryesor të sezonit. Drejtuesit kërkojnë një rifreskim të grupit dhe gjasat janë që vetëm rreth 20% e lojtarëve aktualë të mbeten pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Kjo tregon qartë se në Vlorë po përgatitet një revolucion i vërtetë, me klubin që synon të ndërtojë një skuadër më të fortë, më agresive dhe më të qëndrueshme për të synuar rikthimin e menjëhershëm në Superiore.

TAKIMET – Në ditët në vijim priten takime intensive mes drejtuesve të klubit dhe stafit teknik, ndërsa tifozët vlonjatë presin me interes hapat e parë të projektit të ri. Flamurtari mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar dhe presioni për t’u rikthyer në elitë është i madh. Për këtë arsye, vera pritet të jetë shumë e nxehtë në Vlorë, me lëvizje të shumta si në pankinë, ashtu edhe në merkato. Mësohet se javën e ardhshme presidenti Sinan Idrizi do të ulet me stafin aktual për të përcaktuar qartë edhe vazhdimësinë apo një ndarje rrugësh me konsensus për të nisur një etapë të re.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026
FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova
Sport

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al