• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshim i strukturës në Superiore dhe Kategorinë e Parë? Një nga klubet e rëna pret me shpresë “mrekullinë”

25/05/2026
Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

Bylisi e mbylli në vendin e 9-të garën këtë sezon dhe humbi betejën e mbijetesës vetëm në javën e fundit në Vorë.Mallakastriotët pritet që me hapjen e merkatos të shesin disa nga “xhevahirët” e skuadrës, të cilët mund të bëhen pjesë e ekipeve më të mira në vend ose edhe jashtë Shqipërisë. Megjithatë, në Ballsh ende shpresojnë dhe janë në pritje të verdikteve përfundimtare të këtij sezoni. Tifozët e Bylisit besojnë te një ndryshim i strukturës së kampionatit, çka do t’i shërbente jo vetëm skuadrës së tyre, por edhe rritjes së nivelit të garës, nëse Superiorja do të bëhej me 12 apo 14 ekipe.

Vetëm pasi të përcaktohen verdiktet finale nga FSHF, drejtuesit do të nisin planifi kimin për sezonin e ri. Nëse Bylisi mbetet pjesë e elitës, nuk pritet të ketë shumë ndryshime në skuadër. Por në rast rënieje, ballshiotët do të ndërtojnë një projekt të ri, duke u besuar shumë elementëve të rinj, vendas dhe të huaj. Ditët e fundit të këtij muaji po shërbejnë si periudhë reflektimi për klubin, ndërsa në fillim të qershorit pritet të nisë organizimi konkret për sezonin e ardhshëm.

Deri në mesin e muajit të ardhshëm do të vendoset se cilët lojtarë do të shiten, ndërsa do të rikthehen edhe futbollistët e huazuar te ekipet e tjera. Kujtojmë që Bylisi ka huazuar lojtarë në Orikum, Berat, Delvinë dhe Patos. Organika pritet të jetë e plotë, ndërsa disa futbollistë të moshës 18-22 vjeç do të marrin më shumë përgjegjësi në sezonin e ri.

Një pjesë e tyre kanë provuar të luajnë edhe në elitë. Po ashtu, disa elementë janë pikasur edhe në ndeshjet e skuadrës B në Kategorinë e Dytë dhe pritet të afrohen si pjesë e Bylisit B apo edhe e ekipit të parë, nëse arrijnë të bëjnë diferencën.

Dy javë pas ndeshjes së fundit, në Ballsh ka ende shumë enigma dhe dilema, sidomos për merkaton dhe kategorinë ku do të luajë skuadra sezonin e ardhshëm, teksa në shumë klube të Superiores dhe Kategorisë së Parë po flitet gjithnjë e më shumë për ndryshim strukture dhe shtim ekipesh në të dyja kategoritë.

Related Posts

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

26/09/2026
Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë
Sport

Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë

26/09/2026
Fury-Joshua, zyrtarizohet përballja e madhe britanike
Sport

Fury-Joshua, zyrtarizohet përballja e madhe britanike

26/09/2026
FORMULA 1 / Kryevepër e Russell në Azerbajxhan, sinjal për rihapjen e kampionatit edhe pas mrekullisë së radhës të Antonelit
Sport

FORMULA 1 / Kryevepër e Russell në Azerbajxhan, sinjal për rihapjen e kampionatit edhe pas mrekullisë së radhës të Antonelit

26/09/2026
U vlerësua si lojtari i vitit në Angli, Bellingham: Krenari
Sport

U vlerësua si lojtari i vitit në Angli, Bellingham: Krenari

26/09/2026
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

“Ndihmë” nga Dinamo para derbit, Partizani u kthehet përgatitjeve për kampionatin – Balkanweb.com – News24

26/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

26/09/2026
Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë

Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë

26/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al