Ylber Ramadani luajti 37 ndeshje në këtë sezon me skuadrën e Lecces në Serie A. Së fundmi, mesfushori shqiptar ka marrë një vlerësim të lartë në Itali.
Ai është shpallur lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në Serie A për sezonin 2025/26, duke bërë më mirë kështu se shumë futbollistë të mëdhenj.
Ramadani është vlerësuar si më “punëtori” në Serie A pasi ka përshkuar plot 421.58 kilometra gjatë sezonit. Menjëherë pas Ramadanit vjen Bryan Cristante i Romës me 412.44 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.62 km.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







