Teuta e vajzave ka fituar finalen e vogël të fazës “Final 4”, duke siguruar vendin e tretë në kampionatin e vajzave pas triumfit 4-2 ndaj Gramshit në sfidën e luajtur pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”.
Skuadra e Gramshit kaloi e para në avantazh në minutën e 16-të me Garcia, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të gramshioteve. Në fraksionin e dytë, Garcia realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 52-të, duke dyfishuar shifrat për ekipin e saj.
Reagimi i Teutës erdhi shpejt. Mikaela Metalla ngushtoi diferencën në minutën e 61-të, ndërsa Loci riktheu baraspeshën në minutën e 71-të, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim 2-2.
Skuadrat iu drejtuan minutave shtesë, aty ku Teuta përmbysi rezultatin e lojës. Në minutën e dytë të shtesës, Da Silva realizoi golin e fitores, ndërsa realizoi edhe golin e katërt në minutën e fundit të shtesës, duke vulosur rezultatin në 4-2.
Me këtë triumf, Teuta e mbyll sezonin 2025/2026 në vendin e tretë, ndërsa Gramshi renditet në vendin e katërt.
Finalja e madhe e kampionatit do të luhet nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 16:00, mes Vllaznisë dhe Apolonisë, sfidë që do të përcaktojë skuadrën kampione të këtij sezoni.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








