• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Botërori 2027 për vajza / Trajneri Grima: Duhet të marrim maksimumin në dy ndeshjet e fundit

30/05/2026
Botërori 2027 për vajza / Trajneri Grima: Duhet të marrim maksimumin në dy ndeshjet e fundit

Kombëtarja e vajzave ka nisur prej mesditës së djeshme grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Botërorit 2027 për vajza ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

Atmosfera në skuadër është pozitive, ndërsa stafi teknik dhe futbollistet janë të fokusuar për të marrë rezultatet e nevojshme dhe për të arritur objektivin e vendosur.

Trajneri Armir Grima vlerësoi gjendjen e mirë me të cilën futbollistet i janë bashkuar ekipit kombëtar si edhe rëndësinë e këtij grumbullimi të fundit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

“Ky grumbullim ka rëndësi më shumë se çdo herë tjetër, sepse janë dy ndeshje ku do të vendoset nëse ne do të qëndrojmë në Ligën B apo jo. Besoj që gjërat i kemi vetë në dorë. Duhet të marrim maksimumin. Vajzat kanë ardhur mjaft të karikuara, vijnë nga sukseset. Si Vllaznia, si Teuta, si Mitrovica, vajzat që vijnë nga këto ekipe.

Por edhe vajzat e tjera që kanë luajtur në kampionate të tjera i kanë mbyllur me sukses ndeshjet e tyre dhe besoj që do të shprehen më së miri në këto dy ndeshje për të marrë atë që ne kërkojmë. Objektivi ynë është që ne të qëndrojmë në Ligën B”- tha trajneri kuqezi, i cili duke folur për përballjet e fundit dhe mënyrën se si skuadra mund të përballet me rivalët, theksoi paraqitjen e mirë të ekipit ndaj Uellsit dhe besimin se skuadra mund të marrë rezultat pozitiv edhe ndaj Çekisë.

“Shenjat i dhamë që në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit, pavarësisht se nuk shkoi në favorin tonë si ndeshje. Kemi bërë një lojë mjaft të mirë dhe gjithmonë me ekipe të forta ne bëjmë ndeshje të mira. Pavarësisht se te rezultati, në disa ndeshje mund të çalojmë. Do të shpresojmë që në ndeshjen me Çekinë të bëjmë një performancë të mirë dhe na duhet që të ndahemi me rezultat pozitiv – nënvizoi tekniku shqiptar.

Trajneri kuqezi komentoi edhe rikthimet në skuadër, duke vënë në pah forcën e grupit si një nga elementët kryesorë të Kombëtares.

“E kam thënë dhe vazhdoj ta them që pika më e fortë e kësaj skuadre është grupi. Dhe normalisht, edhe kur kemi mungesa, grupi i përballon dhe kam shumë besim te grupi që kemi në skuadër.”

Kombëtarja e vajzave do të luajë fillimisht më 5 qershor në transfertën e Çekisë në ora 17:30, ndërsa takimin e fundit të këtyre kualifikueseve do ta luajë ndaj Malit të Zi më 9 qershor në ora 19:00 në “Loro Boriçi”.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova
Sport

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

16/07/2026
“Messi i pandalshëm, Argjentina i mbylli gojën kritikëve”, analiza e Panos: Tuchel gaboi
Sport

“Messi i pandalshëm, Argjentina i mbylli gojën kritikëve”, analiza e Panos: Tuchel gaboi

16/07/2026
Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas
Sport

Messi ndalohet që të fitojë Topin e Artë? Vjen reagimi zyrtar pasi u konsiderua favoriti kryesor

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al