• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi

30/05/2026
Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi

Piloti hero i helikopterit që transportoi me urgjencë Michael Schumacher në spital pas aksidentit të rëndë në ski ka folur për herë të parë pas 12 vitesh. Yannick Dainese, i cili transportoi legjendën e Formula 1 drejt spitalit në Alpet Franceze pas dëmtimit të rëndë në kokë, tregoi se skenat që pa atë ditë kanë mbetur të gdhendura në kujtesën e tij. Më 29 dhjetor 2013, Yannick ishte në detyrë si pilot për kompaninë “SAF Hélicoptères”, e specializuar në shërbime emergjence mjekësore dhe operacione shpëtimi malor.

Ekipi i tij mori një telefonatë urgjente nga pistat e skive në resortin “Méribel Alpina”, ku u kërkua transport i menjëhershëm drejt spitalit për një person të plagosur rëndë. Sipas Yannick, fillimisht askush nuk e dinte identitetin e të lënduarit. Në një intervistë për “L’Équipe”, ai kujtoi momentin kur e kuptoi se bëhej fjalë për Michael Schumacher. “Një nga personat e shpëtimit zbriti nga helikopteri bashkë me mjekun dhe më tha:

‘Po shkojmë te Schumacher!’”, tregoi ai. “Në fillim mendova se po bënte shaka. Por kur komandanti na urdhëroi të hiqnim mikrofonët dhe kamerat GoPro, si dhe të ndalonim gazetarët të na shoqëronin, e kuptova se ishte e vërtetë”. Edhe pse nuk ishte tifoz i madh i Formula 1, Yannick tha se e dinte mirë statusin legjendar të Schumacherit në sport. “Në mënyrë të pavetëdijshme, presioni ekzistonte sepse e dija që ai adhurohej si një zot. Por për mua, ai ishte thjesht një tjetër person i plagosur rëndë”, u shpreh piloti. Atmosfera gjatë operacionit të shpëtimit, sipas tij, ishte ndër më intensivët që kishte përjetuar ndonjëherë. Zona e aksidentit u izolua menjëherë dhe pista u mbyll për skiatorët, ndërsa pranë Schumacherit mbetën vetëm ekipi i tij dhe mjekët. “Pothuajse nuk fliste askush.

Në situata të tilla secili futet në botën e vet,” kujton Yannick. Piloti dhe kolegu i tij e vendosën shtatë herë kampionin e botës në një dyshek vakumi për stabilizim dhe më pas e transportuan në helikopter. Pasoi një fluturim pothuajse në heshtje prej 25 minutash drejt spitalit të Grenoble, ku Schumacher iu nënshtrua trajtimit emergjent. Yannick tha se në atë moment nuk e dinte shkallën reale të dëmtimeve të Schumacherit. Disa ditë më vonë, ai u rikthye në të njëjtin spital për të transportuar një tjetër të plagosur dhe pa se lajmi për aksidentin ishte bërë publik në mbarë botën.

“Pak ditë pas aksidentit u ktheva në spital për një tjetër transport emergjent”, tha ai. “Ajo që pashë më tronditi, kishte autobusë kudo, flamuj të kuq dhe njerëz pafund. Ambienti i spitalit ishte shndërruar si një pistë Formula 1. Ishte e pabesueshme”. Aktualisht, Yannick punon si pilot për Shërbimin Francez të Sigurisë Civile në bazën ajrore të Grenoble. Ai tregoi se heshti për 12 vite nga respekti për privatësinë e familjes Schumacher. Bashkëshortja e Michaelit, Corinna Schumacher, ka krijuar ndër vite një rreth shumë të ngushtë njerëzish, familjarë, miq të afërt dhe disa mjekë, për të mbajtur private gjendjen e ish-kampionit.

Edhe sot, shumë pak detaje janë bërë publike mbi gjendjen shëndetësore të Schumacherit, përveç faktit se ai vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Pamjet nga kamera e vendosur në helmetën e tij treguan se Schumacher nuk po lëvizte me shpejtësi të madhe në momentin kur goditi një shkëmb të fshehur nën dëborë. Ai u hodh përpara rreth 3.5 metra dhe u përplas me kokë në një gur të madh, duke e çarë helmetën në dy pjesë. Më pas, Schumacher u vendos në koma të induktuar teksa iu nënshtrua dy operacioneve të mëdha kirurgjikale. Koma zgjati plot 250 ditë, më shumë se tetë muaj. Rrëfimi i Yannick pritet të jetë pjesë e një raporti të gjerë investigativ, ku përfshihen dhjetëra mjekë dhe profesionistë që kanë pasur dijeni mbi aksidentin tragjik të Michael Schumacher.

Related Posts

Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi
Sport

Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi

30/05/2026
VIDEO/ PSG mbetet në majën e Europës, fiton me penallti ndaj Arsenalit në finalen e Champions
Sport

VIDEO/ PSG mbetet në majën e Europës, fiton me penallti ndaj Arsenalit në finalen e Champions

30/05/2026
LIVE Finalja e Champions/ Ekuilibër total, nuk ndryshon rezultati te PSG-Arsenal (VIDEO)
Sport

LIVE Finalja e Champions/ Ekuilibër total, nuk ndryshon rezultati te PSG-Arsenal (VIDEO)

30/05/2026
LIVE Finalja e Champions/ Penallti dhe gol, vjen barazimi, Dembele dërgon në festë PSG-në (VIDEO)
Sport

LIVE Finalja e Champions/ Penallti dhe gol, vjen barazimi, Dembele dërgon në festë PSG-në (VIDEO)

30/05/2026
LIVE finalja e Champions/ 30 minuta lojë, Arsenali udhëheq ndaj PSG (VIDEO)
Sport

LIVE finalja e Champions/ 30 minuta lojë, Arsenali udhëheq ndaj PSG (VIDEO)

30/05/2026
“Luajtëm për të fituar dhe jo për futboll të bukur”, trajneri i Elbasanit: Sot gjithçka ishte “zjarr”, jam i lumtur
Sport

E thonë statistikat, Gvozdenoviç sjell stabilitet tek Elbasani

30/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi

Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi

30/05/2026
Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi

Rrëfimi i plotë nga piloti që transportoi Shumakerin: Ajo që pashë më tronditi

30/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al