Dasma e shumëpritur e këngëtares së njohur Taylor Swift me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave, ndërsa së fundmi diskutimet janë përqendruar te lista e të ftuarve.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, modelja Karlie Kloss nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë, një detaj që ka rikthyer spekulimet mbi marrëdhënien e saj me këngëtaren. Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi raportin aktual, mungesa e modeles në një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së Swift ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Burime pranë këngëtares pretendojnë se Taylor ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të veçantë me njerëzit që kanë qenë pjesë e pandashme e jetës së saj ndër vite. Në mesin e emrave që përfliten si të ftuar janë mikeshat e saj të afërta, përfshirë Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Abigail Anderson Berard.
Taylor Swift dhe Karlie Kloss dikur konsideroheshin ndër dyshet më të njohura të miqësisë në industrinë e argëtimit. Ato janë parë shpesh së bashku në evente prestigjioze, udhëtime dhe projekte të ndryshme publike, duke krijuar përshtypjen e një raporti shumë të afërt.
Megjithatë, me kalimin e viteve, kontaktet mes tyre u bënë gjithnjë e më të rralla. Edhe pse arsyet e sakta nuk janë konfirmuar kurrë publikisht, fansat vazhdojnë të besojnë se marrëdhënia e tyre ka mbetur në të kaluarën. Për shumë prej tyre, mungesa e Karlie Kloss në dasmën e Taylor Swift shihet si një tjetër sinjal se miqësia që dikur i bashkonte nuk është më ajo e dikurshmja.









