Më 15 qershor, Kristjan Asllanit i përfundon periudha e huazimit te Beshiktash, me mesfushorin kuqezi që do të rikthehej edhe një herë në Milano, tek Inter, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Pas ndeshjes miqësores kundër Izraelit, në një intervistë për SuperSport, Asllani u shpreh se “shpreson të qëndroj sërish në Stamboll pasi ndihet mirë aty”.
Sigurisht në mes është edhe një kontratë, por Beshiktash e ka të pamundur të paguajë 12 milionë euro për kartonin e tij, por kërkon një skonto të fortë, një ulje deri në 5 milionë euro. Sipas mediave në Itali, përcaktues për të ardhmen e Asllanit pritet të jetë trajneri i ri.
Sipas Sky Sport, Vincenzo Italiano është shumë pranë transferimit në Stamboll, në krye të Beshiktash, pasi në tavolinë ka një ofertë shumë të mirë ekonomike, një kontratë deri në 2028 dhe 6 milionë euro në sezon. Beshiktash sheh tek Italiano trajnerin e duhur për t’i dhënë fund dominimit të Gallatasary.
Pikërisht ulja në stol e Italiano-s pritet të vendos edhe të ardhmen e Asllanit. Në çdo rast, edhe nëse vendosin të mos investojnë 12 milionë euro për të blerë kartonin e Asllanit, Beshiktash do të synojnë të gjejë një akord për huazimin e Asllanit edhe për një tjetër vit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







