• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia “bastis” Vllazninë, kërkon dy nga lojtarët më të spikatur të kuqebluve

05/06/2026
Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet

Egnatia ka nisur të lëvizë seriozisht në merkaton e verës, teksa drejtuesit e klubit po punojnë për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sfidat europiane.

Pas interesimit për emra të ndryshëm në treg, kampionët e Shqipërisë duket se kanë kthyer vëmendjen nga Vllaznia, ku synojnë të afrojnë disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës shkodrane.

Për momentin, në fokusin e rrogozhinasve janë dy lojtarë që kanë spikatur gjatë sezonit të fundit dhe që mund të përfundojnë në Rrogozhinë gjatë javëve të ardhshme. Bëhet fjalë për mbrojtësin Andrei Jago dhe mesfushorin Esat Mala.

JAGO – Situata e Andrei Jago te Vllaznia ka ndryshuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Problemet me trajnerin Edi Martini kanë çuar në ndarjen mes palëve, me futbollistin që tashmë është lojtar i lirë dhe po shqyrton alternativat për të ardhmen. Burime pranë klubit bëjnë me dije se ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Egnatias dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Megjithatë, negociatat nuk kanë prodhuar ende një marrëveshje, pasi kërkesat financiare të mbrojtësit konsiderohen të larta nga kampionët. Pavarësisht kësaj, interesimi mbetet konkret. Jago vjen pas një sezoni të rëndësishëm me fanellën kuqeblu, ku regjistroi 37 ndeshje dhe 2775 minuta në fushë, duke konfirmuar statusin e një prej futbollistëve më të qëndrueshëm të ekipit.

MALA – Një tjetër emër që po ndiqet me interes nga drejtuesit e Egnatias është ai i Esat Malës. Mesfushori është një profil që pëlqehet prej kohësh në Rrogozhinë dhe klubi ka nisur të monitorojë nga afër situatën e tij për të kuptuar mundësitë e një transferimi. Mala ka zhvilluar një sezon të rregullt me Vllazninë, duke qenë një nga lojtarët më të aktivizuar të skuadrës. Ai ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke grumbulluar plot 2820 minuta në fushën e lojës. Eksperienca, dinamizmi dhe aftësia për të mbuluar disa role në mesfushë janë cilësi që e bëjnë Malën një objektiv tërheqës për kampionët e Shqipërisë.

MERKATO RIVALËSH – Duket se Egnatia është e vendosur të përfitojë nga situatat e krijuara te Vllaznia dhe të afrojë futbollistë që mund të rrisin nivelin e skuadrës përpara ndeshjeve europiane. Andrei Jago dhe Esat Mala janë aktualisht dy emrat më të përfolur, ndërsa nuk përjashtohet që lista e objektivave nga kampi shkodran të zgjerohet në ditët në vijim. Tashmë mbetet për t’u parë nëse bisedimet do të konkretizohen me marrëveshje, por sinjalet e para tregojnë se Egnatia ka hyrë fuqishëm në merkato dhe është gati të investojë për të ndërtuar një ekip që synon të bëjë histori edhe në arenën europiane.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria merr një pikë të merituar në transfertën ndaj Çekisë
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria merr një pikë të merituar në transfertën ndaj Çekisë

05/06/2026
A do ketë ndryshime ndaj Luksemburgut? Përgjigjet Maran
Sport

A do ketë ndryshime ndaj Luksemburgut? Përgjigjet Maran

05/06/2026
A do ketë ndryshime ndaj Luksemburgut? Përgjigjet Maran
Sport

A do ketë ndryshime ndaj Luksemburgut? Përgjigjet Maran

05/06/2026
Avatarë 3D për lojtarët dhe topa “smart”, Botërori hyn në epokën e Inteligjencës Artificiale

“Krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të”, Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren
Sport

“Krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të”, Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

05/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria merr një pikë të merituar në transfertën ndaj Çekisë

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria merr një pikë të merituar në transfertën ndaj Çekisë

05/06/2026
Aksident i rëndë me makina të përmbysura në Sarandë

Aksident i rëndë me makina të përmbysura në Sarandë

05/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al