Shqipëria luan në orën 20.00 ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut. Kjo nuk ka penguar aspak Tifogrupin ‘Tifozët Kuqezi’, të cilët kanë vendosur që të bojkotojnë kombëtaren dhe të jenë prezent në shesh për protestën qytetare kundër qeverisë Rama.
Vlen të theksojmë se protesta është mbështetur edhe nga shumë individë të tjerë të botës së sportit në Shqipëri. Kujtojmë që kjo është dita e shtatë e grumbullimit.






