• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Influencerja nga Gjirokastra i përgjigjet Ramës: Merresh me ne, por ke në Parlament Zegjinenë që nuk di të numërojë! Çfarë shembulli i jep vajzave të reja, mund të jesh injorante dhe…

08/06/2026
Influencerja nga Gjirokastra i përgjigjet Ramës: Merresh me ne, por ke në Parlament Zegjinenë që nuk di të numërojë! Çfarë shembulli i jep vajzave të reja, mund të jesh injorante dhe…

Polemikat mes kryeministrit Edi Rama dhe influencerave që kanë mbështetur protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij, vijojnë të shkaktojnë reagime në rrjetet sociale.

Së fundmi, influencerja Dea Mishel Hoxha ka publikuar një video ku i përgjigjet deklaratave të Ramës, dhe thotë se shumica e influencereve janë vajza të arsimuara dhe të artikuluara.

Ajo i ka kujtuar atij kabinetin qeveritar dhe konkretisht deputeten Zegjine Çaushi, për të cilën Dea Mishel tha se nuk di as të numërojë.

“Po të lutem, mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin.

Pra, në momentin që ti merr këtë vajzë dhe qëndron pas saj, po u jep shembullin vajzave të tjera që, së pari, nuk kanë nevojë të shkojnë në shkollë e të investojnë në dije, sepse mund të jesh krejtësisht injorante dhe të vish në Parlament. Kështu që mos na bëj ironi”, thotë Dea në reagimin e saj.

Më tej, ajo nuk ka kursyer as akuzat ndaj kreut të qeverisë për ironinë dhe komentet seksiste ndaj vajzave që kanë ngritur zërin për çështje publike.

“E para, sa mirë që po flasin influencueset, sepse mediat, çuditërisht, të gjitha po heshtin. Nuk e di, kryeministër, di ti ndonjë arsye, ndonjë shpjegim se pse? Se unë jam budallaqe dhe nuk e kuptoj dot.

E dyta, ti si njohës i arteve të bukura dhe i artistëve duhet ta dish që trupi i femrës është një gjë hyjnore dhe nuk ke pse bën komente të tilla seksiste në vitin 2026. Por, falë Zotit, zoti kryeministër, unë nuk kompleksohem nga burrat që flasin për pamjen time, të paktën jo aq sa për të ndaluar atë që kam ndërmend të them”, shprehet Dea.

Dea Mishel Hoxha: Përshëndetje kryeministër. Unë jam një influencer, kam veshur një fund dhe duhet të bëj si aktiviste. Hajde të flasim pak.

E para, sa mirë që po flasin influencueset, sepse mediat, çuditërisht, të gjitha po heshtin. Nuk e di, kryeministër, di ti ndonjë arsye, ndonjë shpjegim se pse? Se unë jam budallaqe dhe nuk e kuptoj dot.

E dyta, ti si njohës i arteve të bukura dhe i artistëve duhet ta dish që trupi i femrës është një gjë hyjnore dhe nuk ke pse bën komente të tilla seksiste në vitin 2026. Por, falë Zotit, zoti kryeministër, unë nuk kompleksohem nga burrat që flasin për pamjen time, të paktën jo aq sa për të ndaluar atë që kam ndërmend të them.

Po të kthej përgjigje me poza Instagrami që supozohet t’ia ulin vlerën fjalës sime, por po i pyes ndjekësit e mi, ju si mendoni, ka vlerë kjo që do të them tani apo jo?

Unë i njoh shumicën e influencueseve dhe janë goca me shkollë të lartë, të artikuluara, ndryshe nga një pjesë e kabinetit tënd. Dhe nëse do të ketë injorantë, nuk e përjashtoj si mundësi, por ti si kryeministër duhet të shohësh pse po ndodh kjo gjë. Mos ndoshta po vjen nga fakti që vajzat dhe djemtë e rinj nuk kanë asnjë lloj frymëzimi për t’iu përkushtuar shkollës dhe dijes, sepse kanë kuptuar që në këtë vend me ndershmëri dhe me punë nuk ecën përpara?

Po të lutem, mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin.

Pra, në momentin që ti merr këtë vajzë dhe qëndron pas saj, po u jep shembullin vajzave të tjera që, së pari, nuk kanë nevojë të shkojnë në shkollë e të investojnë në dije, sepse mund të jesh krejtësisht injorante dhe të vish në Parlament. Kështu që mos na bëj ironi.

Tani shqiptarët për të tilla gjëra janë mërzitur, përveçse për Nartën, edhe për gjëra si kjo që sapo përmenda. Unë, si një influencer në tentativë për të qenë aktiviste, zoti kryeministër, mendoj se duhet ta largosh pak telefonin, ta lësh një ditë, të mendohesh, të qetësohesh dhe të tregohesh lider dhe njeri më i madh në këtë situatë, sepse këta njerëz që janë ngritur në protestë nuk janë militantët e PD-së, të cilëve ti mund t’u kthehesh me ironi, të futesh në debat dhe të duartrokasin. Këta janë populli yt, njerëz intelektualë që janë lodhur vërtet. Të bësh ironi nuk mendoj se të vlen aspak. Po iki tani, se duhet të bëj disa foto me bikini.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al