Pak më shumë se 24 orë përpara startit të Botërorit “FIFA2026”, Meksiko City, qyteti që do të mirëpres sfidën hapëse, Meksikë-Afrika e Jugut, është i përfshirë nga kaosi. Policia meksikane ndërhyri për të bllokuar mijëra mësues nga Koordinimi Kombëtar i Punonjësve të Arsimit që kishin nisur një marshim drejt stadiumit Azteca.
Qeveria meksikane kërkon të parandalojë protestat e sindikatave për rritje të pagave, protesta që mund të ndikojnë në ceremoninë hapëse të Botërorit.
Policia lokale vendosi blloqe betoni për të parandaluar marshimin e protestuesve drejt stadiumit. Mediat lokale shkruajnë se qeveria po mban kanale të hapura dialogu në përpjekje për të gjetur një marrëveshje me protestuesit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








