Botërori 2026 premton spektakël dhe emocione të mëdha. Evenimenti që nis sot është më i madhi ndonjëherë për numrin e skuadrave pjesëmarrëse (48). Në emisionin “Botërori Amerikan”, në News 24, trajneri Orges Shehi iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa.
Shehi, gjithnjë e më shumë futbolli po bëhet me kompercial, më i shtrenjtë, po konceptohet më shumë si marketing, besoj ky Botëror në këtë formë e vërteton qartësisht, po ndryshojnë rregullat, po ndryshon identiteti në kërkim të parave?
Futbolli ecën paralel në çdo fushë të jetë, edhe komponentët e tjerë kanë të bëjnë me te. Edhe ai trendi që më mirë të dukesh sesa të jesh, ndikon edhe në futboll.
Brazili dhe Ancelotti.
Ai është trajner që e ka armën e fortë harmoninë në grup. Edhe ai vetë e ka deklaruar që nuk mësoj lojtarët të luajnë në bazë të ideve të mia, por e përshtas lojën në bazë të cilësive të tyre.







