Tekniku i Anglisë, Tomas Tuchel, doli në konferencë para takimit ndaj Ghanës në Botëror.
“Jam një trajner shumë i lumtur dhe shumë me fat, sepse lojtarët erdhën me këtë mentalitet. Nuk më është dashur t’ua krijoj unë këtë mënyrë të menduari, ata e kishin tashmë”.
“Tani sfida është t’i mbajmë në këtë gjendje mendore. Një dirigjent shumë i famshëm ka thënë: ‘Nuk dua ta prish muzikën dhe nuk dua t’i prish muzikantët’. Kjo është pak a shumë ajo që përpiqemi të bëjmë si staf teknik”.
“Ne nuk i pengojmë lojtarët dhe nuk e komplikojmë ndeshjen. Thjesht i inkurajojmë të luajnë me liri, veçanërisht në repartin ofensiv”.
“Është mjaft mbresëlënëse të shohësh se si të gjithë e kanë përqafuar idenë e mbrojtjes së përbashkët. Këtë e bëmë shkëlqyeshëm në pjesën e dytë kundër Kroacisë, duke ushtruar presion të lartë vazhdimisht”.








