• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 blerje për të “harruar” Palestrën, Inter rikthehet fuqishëm në merkato, ja 3 lojtarët e përzgjedhur nga Marotta

24/06/2026
3 blerje për të “harruar” Palestrën, Inter rikthehet fuqishëm në merkato, ja 3 lojtarët e përzgjedhur nga Marotta

Pas dështimit të transferimit të Marco Palestrës, i cili është shumë pranë kalimit te Chelsea, Interi ka zhvendosur menjëherë vëmendjen te objektivat e tjerë për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Drejtuesit zikaltër, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, po punojnë për t’i vënë në dispozicion trajnerit Cristian Chivu një skuadër konkurruese për mbrojtjen e titullit kampion dhe për një ecuri sa më të mirë në Ligën e Kampionëve.

Për portën, marrëveshja me Ivan Provedel konsiderohet praktikisht e mbyllur. Interi ka arritur akordin me Lazio për rreth 3 milionë euro. Portieri italian do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsion për një sezon të tretë dhe pritet të jetë zëvendësi i Josep Martínez, i cili shihet si titullari i ri pas largimit të pritshëm të Yann Sommer.

Në mbrojtje, objektivi kryesor mbetet Oumar Solet i Udinese. Interi ka ofruar rreth 23 milionë euro, ndërsa kërkesa e klubit friulan luhatet mes 25 dhe 30 milionë eurove. Optimizmi është i madh, pasi lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Milano.

Në mesfushë, zikaltërit vazhdojnë përpjekjet për Curtis Jones të Liverpool FC. Klubi anglez kërkon rreth 30 milionë euro dhe një përqindje nga shitja e ardhshme, ndërsa oferta e Interit mbetet rreth 20 milionë euro. Megjithatë, dëshira e lojtarit për t’u bashkuar me ekipin e Chivut mund të rezultojë vendimtare në mbylljen e operacionit.

Në këtë mënyrë, Interi po përpiqet të lërë pas zhgënjimin për humbjen e Palestrës dhe të kompletojë sa më shpejt tre afrime të rëndësishme për sezonin e ri.

Related Posts

Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big” – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big”

24/09/2026

“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën

24/09/2026
“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kemi ende plagë”, Anglia përpiqet të harrojë Argjentinën, Saka-Tuchel sfidojnë Spanjën – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
Koha e rinovimeve, Milan nis bisedimet me Rabiot, për Pulisiç zgjatje automatike
Sport

Koha e rinovimeve, Milan nis bisedimet me Rabiot, për Pulisiç zgjatje automatike

24/09/2026
Hysaj, një okazion në Itali, Ascoli tenton të josh kapitenin kuqezi – Balkanweb.com – News24
Sport

Hysaj, një okazion në Itali, Ascoli tenton të josh kapitenin kuqezi

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big” – Balkanweb.com – News24

Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big”

24/09/2026
Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big” – Balkanweb.com – News24

Nga Klopp te Zidane, ndryshon tabloja, tani përfaqësueset “joshin” emra “big” – Balkanweb.com – News24

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al