Pas barazimit pa gola ndaj Anglisë, trajneri i Ganës, Carlos Queiroz, tha se skuadrës së tij i mungon një penallti.
“Nuk jam i sigurt nëse VAR funksionon ende në Kupën e Botës. E kemi ende sistemin VAR? A funksionon?-tha Queiroz teksa pa në drejtim të një zyrtari të FIFA në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes-ne kishim shanset tona, ata ishin me fat. Edhe njëherë arbitrat e VAR kishin shkuar pë kafe.
Është e natyrshme, edhe unë do të doja të merrja kafe ndonjëherë, por kishte penallti dhe karton të kuq. A keni ndonjë dyshim për këtë? Ju e patë ndeshjen, e patë apo isha vetëm unë në atë ndeshje. Në fund të ditës, ja pse them se ishte një rezultat i drejtë”.









