• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur

25/06/2026
Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur

Në zemër të Triestes, një nga qytetet më të njohura bregdetare të Italisë, ndodhet “La Lanterna”, i njohur nga vendasit si “El Pedocin” – plazhi i vetëm në Evropë ku burrat dhe gratë vazhdojnë të lahen të ndarë nga një mur fizik. Tradita daton që nga viti 1903, kur gjatë Perandorisë Austro-Hungareze u ndërtuan banjat publike në zonën e Santa Teresa. Për shkak të normave të kohës mbi moralin dhe mirësjelljen, autoritetet vendosën të ndanin hapësirat për burrat dhe gratë me një gardh, i cili më vonë u zëvendësua nga muri karakteristik i bardhë, rreth 3 metra i lartë dhe 74 metra i gjatë.

Edhe pas kalimit të Triestes nën administrimin italian dhe ndryshimeve të shumta historike, “Pedocin” ruajti rregullat e tij tradicionale. Sot, gratë dhe fëmijët deri në moshën 12-vjeçare përdorin njërën anë të plazhit, ndërsa burrat frekuentojnë anën tjetër.

Vizitorët paguajnë një tarifë simbolike hyrëse dhe orientohen nga tabelat që tregojnë drejtimin për secilën zonë. Në anën e grave mbizotërojnë bisedat, këngët dhe atmosfera familjare, ndërsa në anën e burrave janë të zakonshme diskutimet politike, komentet sportive dhe lojërat me letra. Emri “Pedocin” ka ngjallur prej kohësh debat. Disa besojnë se lidhet me midhjet (“pedoci” në dialektin lokal), të tjerë me gozhdat ku vareshin rrobat e banjatarëve, ndërsa teori të tjera e lidhin me mbipopullimin e dikurshëm ose me ushtarët e Perandorisë Austriake që përdornin zonën për t’u larë.

Megjithëse sistemi i ndarjes shihet nga disa si i vjetëruar, banorët e Triestes e konsiderojnë atë pjesë të identitetit të qytetit. Madje, një referendum lokal konfirmoi mbështetjen për ruajtjen e murit, duke refuzuar idenë e shembjes së tij. “Pedocin” ka tërhequr vëmendjen edhe jashtë Italisë, duke u bërë subjekt dokumentarësh dhe reportazhesh ndërkombëtare. Debati mbi traditën vazhdon, por për mbështetësit e saj plazhi përfaqëson një trashëgimi kulturore të gjallë, ku ndarja nuk shihet si kufizim, por si pjesë e historisë dhe karakterit unik të Triestes.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24

03/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al