• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Volf akuzon Ferrarin: Duket sikur s’kanë kufij, si i përballojnë kaq zhvillime?

01/07/2026
FORMULA 1/ Volf akuzon Ferrarin: Duket sikur s’kanë kufij, si i përballojnë kaq zhvillime?

Ferrari nuk po e ngadalëson ritmin në zhvillimin e makinës SF26. Që nga ndërprerja e kampionatit në prill, e shkaktuar nga anulimi i Çmimeve të Mëdha të Bahrejnit dhe Arabisë Saudite, skuadra italiane e ka kthyer në rutinë prezantimin e paketave të reja teknike pothuajse në çdo fundjavë gare, në përpjekje për të ngushtuar diferencën me rivalët kryesorë.

Megjithatë, Formula 1 e sotme nuk lejon më investime të pakufizuara si në të kaluarën. Me kufirin buxhetor në fuqi, çdo përmirësim duhet planifikuar me kujdes, pasi zhvillimi i makinës përfshihet në shpenzimet e rregulluara. Kanë mbetur pas kohët kur skuadrat më të mëdha mund të mbanin në funksion disa tunele ere njëkohësisht dhe të zhvillonin teste private pa kufizime për të përshpejtuar evolucionin e makinave të tyre.

REAGIMI I ASHPËR I TOTO VOLF – Shefi i Mercedesit ka ngritur zërin për numrin e madh të përmirësimeve që po prezanton Ferrari. “Jemi disi të habitur që Ferrari arrin të sjellë kaq shumë përditësime të mëdha në makinë”, deklaroi Volf, duke lëshuar një mesazh të qartë edhe ndaj FIA-s. “Sipas mendimit tim, shumë shpejt duhet t’u mbarojnë fondet e lejuara nga kufiri i kostove, sepse ne nuk mund ta bëjmë këtë. Thjesht nuk kemi hapësirë brenda tavanit buxhetor për të sjellë kaq shumë pjesë të reja në mënyrën si po veprojnë ata”, tha drejtuesi i Mercedesit. Volf la të kuptohet se Ferrari mund ta ketë të vështirë të vazhdojë zhvillimin e makinës deri në fund të sezonit, për shkak të kufizimeve financiare të vendosura nga FIA.

METAMORFOZA E SF-26 DHE RIVALËT – Ndërsa Red Bulli ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në makinë dhe Mercedesi zgjodhi një paketë të vetme të madhe përmirësimesh në Montreal, Ferrari ka transformuar ndjeshëm njëvendëshen SF-26. Përveç evolucionit të madh aerodinamik të prezantuar në Majami dhe Barcelonë, skuadra italiane ka shtuar vazhdimisht modifikime në pllakat anësore të krahëve, në gjeometrinë e dyshemesë së makinës, si dhe ka prezantuar të ashtuquajturin ‘krahu Makarena”, një zgjidhje inovative ku elementi i sipërm rrotullohet 180 gradë kur aktivizohet modaliteti ‘Straight Mode”.

DEBATI PËR MOTORIN – Pika më e debatueshme lidhet me njësinë e fuqisë. Pas përfundimit të klasifikimit të parë të sistemit ADUO nga FIA, pas Çmimit të Madh të Monakos, prodhuesve të motorëve që rezultuan nën nivelin referues të performancës iu lejua të shpenzonin më shumë, të përfitonin më shumë orë testimi dhe të zhvillonin komponentë që më parë ishin të ngrirë nga rregullorja. Si Audi ashtu edhe Ferrari reaguan menjëherë duke prezantuar versione të përditësuara të motorit në Austri, një lëvizje që Volf e sheh me skepticizëm. “Të vetmit që nuk po frenojnë janë të Ferrarit. Duket sikur nuk kanë asnjë kufi në këtë drejtim. Për më tepër, ata prisnin vendimin për ADUO-n dhe më pas erdhën me një motor të ri. Kjo do të thotë se zhvillimin duhet ta kenë nisur të paktën gjashtë muaj më parë”, përfundoi Toto Volf. Tashmë vëmendja kalon te FIA, e cila pritet të monitorojë me kujdes nëse ritmi intensiv i zhvillimit të Ferrarit në Maranelo është plotësisht në përputhje me kufizimet e rrepta financiare që zbatohen në Formula 1.

gkj

Related Posts

Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24
Sport

Ftesa e parë me Shqipërinë, Sina tregon emocionet: Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori

23/09/2026
Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24
Sport

Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
“Ndaj Shqipërisë pres ndeshje të mirë”, mesfushori i Bjellorusisë: Jemi të përgatitur, por duhet të bëjmë kujdes nga kuqezinjtë
Sport

“Ndaj Shqipërisë pres ndeshje të mirë”, mesfushori i Bjellorusisë: Jemi të përgatitur, por duhet të bëjmë kujdes nga kuqezinjtë

23/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, shqetësojnë 2 lojtarë – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, shqetësojnë 2 lojtarë

23/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, shqetësojnë 2 lojtarë – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, shqetësojnë 2 lojtarë – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
“Synimet i kam të qarta”, Ronaldo: Nuk iki nga Portugalia, po shijoj futbollin
Sport

“Synimet i kam të qarta”, Ronaldo: Nuk iki nga Portugalia, po shijoj futbollin

23/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al