Portugalia ka eliminuar Kroacinë me rezultatin 2-1. Ndeshja vlente për fazën 1/16 të Botërorit. Sfida shkoi deri në minutën e 109-të, pasi pati plot 19 të tilla shtesë. Akuzat në fund ishin të shumta.
Pjesa e dytë ishte epike, ndërsa solli tre gola. Jo vetëm kaq, pasi edhe dy të tjerë u anuluan duke krijuar polemika të shumta.
Fillimisht Kroacia kaloi në avantazh me Perisic. Më pas ishte Ronaldo që vendosi baraspeshën, por goli iu anulua për pozicion jashtë lojë.
Portugalia nuk u dorëzua, ndërsa VAR i erdhi në ndihmë për të fituar penallti. Atë e mori përsipër Ronaldo dhe e ktheu në gol. Më pas u zëvendësua, ndërsa nuk e priti aspak mirë si vendim. Kjo ndeshje solli golin e tij të parë në një ndeshje me eliminim direkt të Botërorit.
Gonçalo Ramos, që u fut nga stoli dhe është lojtari i ri i Milanit, u bë heroi i Portugalisë. Në minutën e 94-të gjeti golin e përmbysjes.
Drama nuk kishte përfunduar. Kroacia riktheu baraspeshën në minutën e 102-të me autor Gvardiol. Më pas VAR ndërhyri për herë të dytë në favor të Portugalisë.
Goli u anulua për pozicion të dyshimtë jashtë loje. Për rastin në fjalë, gjyqtarit kryesor nuk iu tregua nga VAR, pikërisht pamja që mund të bënte punë nga prapa porte. Në fund u vendos për anulimin e tij sepse topi që u përdor si risi në Botëror, pretendohet të ketë ndjerë prekje me sensorët e tij.
Portugalia kaloi kështu më tej. Në fazën 1/8 do përballet me Spanjën.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








