Spanja fitoi 3-0 ndaj Austrisë, duke shkëlqyer në këtë Botëror. Gazetari Erion Shkambi, në Botërori Amerikan, vlerësoi potencialin e spanjollëve dhe disa individëve.
Erion, të bind kjo Spanjë, e sheh mes favoritëve kryesor për të fituar këtë Botëror?
Për të qënë i sinqertë, favorit është Franca, për atë që përfaqëson. Në një ndeshje futbolli, gjithsesi, kurrë nuk e shikoj Spanjën inferiore.
Më bëri përshtypje që të 3 golat ishin fotokopje. Nuk është e thjeshtë që gjatë gjithë kohës mos të jesh i markuar. Oyarzabal është efikas. Kjo e bën lojtar të madh.
Gavi dhe Fabian Ruiz janë lojtar klasi. Ne flasim për Spanjën në këtë nivele dhe të kesh gjysmën e lojtarëve jo në kushte të mira, e të jesh sërish lart, kjo tregon shumë.









