Anglia ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Suksesi erdhi pas fitores 2 me 3 ndaj Meksikës në “Estadio Azteca”. Dopieta e Bellingham dhe goli i Kejn me penallti në minutën e 60-të siguruan fitoren. Kartoni i kuq për Kuansah në minutën e 54-të nuk i prishi llogaritë e skuadrës së Tuhel.
Dhe pse Meksika rihapi ndeshjen në minutën e 69-të nga penalltia, nuk ia doli të ndryshonte fatin e saj. Rezultati është historik në “Estadio Azteca” sa i përket Botërorit.
Anglia u bë përfaqësuesja e parë që mposht Meksikën në stadiumin e saj. Meksika kishte 10 ndeshje e pamposhtur në “Estadio Azteca” deri tani gjatë Botërorit. Në fazë çerekfinale Anglia do të përballet me Norvegjinë.








